7.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeVMRO ME PROPOZIM QË MOS TË SHTYHEN ZGJEDHJET

VMRO ME PROPOZIM QË MOS TË SHTYHEN ZGJEDHJET

VMRO-DPMNE-ja kërkon të hiqen dyshimet për shtyrjen e mundshme të datës së zgjedhjeve për shkak të miratimit të marrëveshjes për anëtarësim në NATO duke e miratuar atë që tani, para se protokolli të miratohet nga të gjitha vendet anëtare. Partia opozitare do të dorëzojë nismën konkrete në Kuvend.

Do të propozoj deri te deputetët, gjatë javës së ardhshme që deri te Kuvendi të dorëzojnë iniciativë për ratifikimin e protokollit me veprim të vonuar mbi parimin e asaj që e ka bërë një anëtare tjetër e NATO-s, Mali i Zi, i cili e ratifkoi protokollin para se ai të ratifikohet në SHBA. Të shohim nëse grupi parlamentar i LSDM-së dhe Zoran Zaev, frikësohen nga katastrofa që do të përjetojnë më 12 prill”-tha Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, dy ditë më parë tha se këtë mundësi e kishin diskutuar me përfaqësuesit e NATO-s të cilët në parim nuk dëshirojnë të përsëriten raste që përbëjnë precedent. Ky është edhe qëndrimi i pushtetit.

Opsioni jonë i preferuar është të përfundojë gjithçka dhe kur të vijë te Kuvendi jonë të mund të themi se nuk ratifikojmë diçka që është akoma me pikëpyetje por të ratifkojmë diçka që është punë e kryer”-pohoi Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.

Meqë protokolli i anëtarësimit nuk është ratifikuar akoma nga Spanja e cila ndodhet me fazë konstituimi të institucioneve pas zgjedhjeve të fundit, procedura rrezikon të mbyllet pikërisht kur Kuvendi të jetë shpërndarë para zgjedhjeve parlamentare. Për këtë, pushteti nuk ka përjashtuar as mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve të 12 prillit por preferon opsionin e thirrjes së seancës urgjente parlamentare për miratimin e marrëveshjes së anëtarësimit në NATO, edhe pasi Kuvendi të jetë shpërndarë. Kjo e fundit është kundërshtuar nga kryeparlamentari Talat Xhaferi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments