Vjollca Latifi Ademi: Pension Social për çdo grua që nuk ka asnjë ditë pune

31

ona e shtatë dhe Lagja e Sahatit ka dhënë mbështetja masive për kandidatët për idenë e liderit Ali Ahmeti që një Kryeministër Shqiptar të qeverië me vendin në katër vjeçarin e ardshëm.

Kandidatja Vjollca Latifi Ademi u fokusua tek prioritetetet që BDI ka vendosur për gjininë femrore. Latifi Ademi potencoi një nga shtyllat kryesore të qeverisjes së re ku parashikohet që çdo grua që nuk ka asnjë ditë pune të mund të sigurojë pension social.

“Kohëve të fundit gruaje ka dëshmuar se është e zonja që të drejton me institucionet e shtetit dhe të ecë proceset përpara. Në listën zgjedhore Bashkimi Demokratik për Integrim femra shqiptare është e përfaqësuar me 40%. Në listën për deputetë në Zonën numër gjashtë, nëntë prej tyre janë femra dhe tre nga ata janë nga Gostivari”, tha mes të tjerash kandidata Vjollca Latifi Ademi, e cila renditi pikat e programit katërvjeçar të Kryeministrit të ri Naser Zyberi dhe programin politik të BDI për zgjedhjet e 15 Korrikut.