Vitia: Do të ndërmerren të gjitha përgjegjësitë institucionale që të zbardhet çdo e dhënë që lidhet me rastin e 26 vjeçarit

340

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është deklaruar sot para mediave lidhur me rastin tragjik që ndodhi mbrëmë në Qendrën e Studentëve, ku një 26 vjeçar i karantinuar u hodh nga kati i pestë i konviktit numër 7.

Vitia ngushëlloi familjen dhe të afërmit e gjithë qytetarët lidhur me humbjen e jetës së këtij të riu, ku tha se kurrë s’do të kishte dashur të dëgjonte për një ngjarje të tillë pikëlluese.

As si mjek, por as si politikan e asnjë anëtar i stafit mjekësor për këtë.

“Kurrë s’do të kisha dashur jo veç unë po as një mjek, as një politik e asnjë anëtarë i stafit në mjekësi e asku për një ngjarje të tillë pikëlluese. U bën rreth dy muaj me këtë atmosferë pandemie dhe kërcënimi nga virusi ku ka trysni të madhe mbi jetët tona dhe përditshmërinë tonë. Nuk është as qetësuese dhe as e lehtë kjo mbyllje por masat kanë qenë të detyrueshme i kemi ndërmarrë si në të gjitha vendet tjera duke u bazuar nga specialistët e fushës me të vetmin qëllim, mbrojtjen e qytetarëve tanë.Dje kur po ndërtonim raportin me të dhënat pozitive që po vinin ditët e fundit nga IKSHPK, u njoftuam për këtë ngjarje tronditëse, ne si institucion sot nuk mund t’i lejojmë vetes të flasim për gjëra të pavërtetuara dhe të paragjykojmë asnjë element të rastit”, tha Vitia, shkruan Indeksonline.

Ministri shtoi se nga ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria do të ndërmerren të gjitha përgjegjësitë institucionale që të zbardhet çdo e dhënë që lidhet me rastin.

“Duke filluar nga angazhimi i udhëtimit nga ambasada, pritjes dhe vizitës mjekësore në Aeroport dhe shoqërimin në konvikte. Shfrytëzoj rastin t’i bëjë thirrje prokurorisë të vendosë në prioritet hetimin e rastit, çdo supozim i parakohshëm që mund ta bëjmë tani do të ishte mungesë përgjegjësie dhe shtim i dhimbjes për familjen. E nderuara familje ne bashkëndjejemë me dhimbjen tuaj dhe do të jemi pranë jush, jemi të ndërgjegjshëm që në raste të tilla fjalët dhe ngushëllimi nuk mjafton, hidhërimi dhe pikëllimi juaj është dhe i yni. Shumë e dashur familje dhe të afërm të të ndjerit të bëhemi të afërt në këto raste dhe t’u ofrojmë mbështetje atyre që kanë nevojë dhe të mos hezitojmë të kërkojmë ndihmë nëse ndjehemi të vështirësuar. Na duhet forcë të mundim atë që lë pandemia pas, të jemi pranë njëri-tjetrit por edhe pranë familjes që sot përjeton dhimbjet ë madhe, edhe një herë ngushëllime”, shtoi ai.