(VIDEO) ZAEV KOMENTON GRUBIN: POLITIKANËT DINË TË THOTË BUDALLALLËQE, JA PËRGJIGJA E GRUBIT

0
35

“Ne politikanët ndonjëherë dimë të themi budallallëqe” ishte deklarata e kryeministrit Zoran Zaev që iu referua deklaratës së djeshme të deputetit të BDI-së Artan Grubi.

Zoran Zaev, Kryeministër
“Ne politikanët ndonjëherë dimë të themi budallallëqe, pra ligji është e drejtë njerëzore, ajo që del nga e drejta e përdorimit të gjuhëve, gjuha është mjet që të kuptohemi, ta bëjmë jetën më të lehtë dhe më komunikativ.”

Grubi kundërpërgjigjet se një thënie e tillë është karakteristikë e duhur për kryeministrin, duke nënvizuar se Zaev ato fjalë i ka thënë pikërisht për veten e vet. Grubi e cilëson këtë si një moment vetëreflektimi dhe vetëkritike të kryeministrit.

Artan Grubi, Deputet i BDI-së
“Vlerësoj se deklarata e kryeministrit ka të bëjë me atë vetë dhe është një moment i vetëreflektimit dhe i vetëkritikës së shpeshtuar nga ana e tij, të cilën e shohim të përcjellur edhe me kërkimfalje më pastaj. Por unë vlerësoj se është një karakteristikë e duhur për kryeministrin. “

Përplasjet e tilla vijnë pas deklaratës së djeshme të Artan Grubit, i cili gjatë ditës së djeshme duke folur për mendimin e komisionit të Venedikut deklaroi se çmimi i paqes i barazisë dhe marrëdhënieve ndëretnike është i pakrahasueshëm me çmimin simbolik të implementimit të një ligji me të cilin rrumbullakohet Marrëveshja e Ohrit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here