(VIDEO) MICKOSKI AKUZON ZAEVIN DHE FILIPÇEN PËR VDEKJET NGA KORONA, LSDM ME KUNDËRAKUZA

44

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka kërkuar edhe njëherë dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe për shkak të numrit të lartë të viktimave të shkaktuara nga Kovid-19.  Mickoski thotë se gjatë luftës së dytë botërorë ka pas më pak viktima sesa tani gjatë pandemisë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETRAR I VMRO-DPMNE-SË

“Sot po vdesin më shumë njerëz në ditë sesa kanë vdekur gjatë Luftës së dytë botërore, lëreni politikën, Zaev dhe Filipçe jepni dorëheqje. Hiqni dorë nga politika ditore, po ju vdesin njerëzit sepse nuk ka krevate të lira. Dilni jashtë nga kutia e qelqit që vetë e krijuat, dilni jashtë dhe dëgjojeni vajin e qytetarëve. Ndërpritni pres konferencat, qasuni zgjidhjes së problemit.  Për katër vite, sa ka zgjatur këtu okupimi, në luftë kanë humbur jetën 17 njerëz në ditë. Sot me këtë qeveri të paaftë numri është 30 deri në 40 njerëz në ditë”.

Akuzave të VMRO-së I është përgjigjur LSDM me kundër akuza. Sipas tyre që nga fillimi i pandemisë, Mickoski ka qenë i rrezikshëm për shëndetin publik dhe ka keqpërdorur viktimat për përfitime politike.

LSDM

 “Që nga fillimi i pandemisë, Hristijan Mickoski ka qenë i rrezikshëm për shëndetin publik dhe përdor çdo mundësi për të minuar sistemin shëndetësor. Mickoski nuk ka asnjë gram keqardhjeje për njerëzit e infektuar me koronavirus, për familjet e atyre që vdiqën nga Covid 19. Përkundrazi, nekrofili i errët Mickoski abuzon me fatkeqësinë e tyre, organizon shfaqje morbide. Mickoski dhe VMRO-DPMNE në vend që të jenë në anën e shëndetit publik, ata janë në anën e virusit”.

VMRO ka disa javë që akuzon Zaevin dhe Filipçen për kolapsin e shëndetësisë dhe me këmbëngulje kërkon dorëheqjen e tyre. Numri i të infektuarve dhe I të vdekurve nga koronavirusi javëve të fundit po rritet ndjeshëm . për çdo ditë ka më shumë se një mijë të infektuar dhe më shumë se 25 të vdekur. /SHENJA/