4.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) “LA VERITA” AKUZON ZAEVIN DHE RUSKOSKËN, DEMANTON PROKURORIA

(VIDEO) “LA VERITA” AKUZON ZAEVIN DHE RUSKOSKËN, DEMANTON PROKURORIA

linku

http://shenja.tv/video-la-verita-akuzon-zaevin-dhe-ruskosken-demanton-prokuroria-2/

Shkrimi i ri i gazetës italiane “La Verita”, e cila e para i publikoi video inçizimet e rastit “Zhvatja”, thotë se në këtë rast janë të përfshirë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe të prokurororja Villma Ruskovska. Shkrimi nën autorsinë e gazetarit Laris Gajser akuzon se Zaev ka kërkuar nga Ruskovska debllokimin e 750 000 eurove, për 48 orë. Ai sqaron se historia e kësaj shume parash ka nisur në nëntor të vitit të kaluar.

 “La Verita”

“Në nëntor të vitit 2018 Siljan Micevski, i cili merret me ndërtimtari, një zonje të moshuar Liljana Todorovska i ka paguar 750 000 euro për një ide briliante për ndërtim të shtëpive për pleq. Zonja kur i ka pranuar paratë në llogari dhe në bankë ka qenë e shoqëruar me dy përfaqësues të Aleancës Ndërkombëtare, të cilët e kanë marrë shumën dhe pastaj kanë ikur me paratë”.

Gazetari Gajzer thotë se sipas informacioneve të tyre dhe sipas dëshmisë së prokurorit Naum Panovski, një ditë pasi janë ngrirë paratë, Zaev personalisht iu ka lajmëruar Ruskovskës duke i dhënë urdhër që t’i debllokoj ato para dhe për 48 orë janë transferuar në llogarinë e marrësit. Ndërkaq, shton se prokurori Panovski me vetëiniciativë, në muajin gusht këto fakte ia ka treguar prokurorit shtetëror Lubomir Joveskit.

 “La Verita”

“Në kohën e investigimit tonë morëm vërtetim se Drejtoria për Zbulim Financiar, duke dyshuar në disa veprime të paligjshme përmes xhirollogarisë së parave të Siljan Micevskit, e ka ngrirë pagesën e 750 000 eurove në dobi të Todorovskës. Duke respektuar procedurat ligjore kjo drejtori e ka njoftuar prokurorinë për vepër penale potenciale, në krye të së cilës është prokurorja Villma Ruskovska. Ajo atëherë ka pasur të drejtën të caktoj paraburgim për kohë të pacaktuar dhe të filloj hetimin”.

Laris Gajser, shkruan se kryeministri Zaev do të zëvendësohet brenda disa muajsh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments