(VIDEO) GAISER-La Verita / PROVAT QË KAM DO TË SHKAKTOJNË TËRMET POLITIK NË SHKUP

152

Gazetari Laris Gaiser që i publikoi në gazetën italiane “La Verita” provat për rastin “Zhvatja” që futën në burg edhe Katica Janevën, paralajmëron tërmet politik në Maqedoninë e Veriut. Gjatë një interviste për portalin “Allo” nga Serbia, Gaiser i ka sygjeruar Zoran Zaevit që sa më shpejtë të japë dorëheqje pasi që së shpejti do të publikojë prova shokuese që do ta rrëzojnë nga pushteti dosido.

Laris Gaiser, gazetar

“Unë di shumë më tepër. Unë kam informacione inkriminuese për politikanë të rangut të lartë, dhe ato i mbaj në kasafortë të gazetës “La Verita” pasi nuk kam dëshirë që ti mbaj provat tek nëna ime sikur Boki 13.  Për fat të keq, do të më duhet të pres pak me publikimin për të mos rrezikuar burimet e mia në Maqedoni, por sinqerisht të them , duke pasur parasysh provat që kam paraqitur, kjo duhet të jetë e mjaftueshme për të vendosur kriminelët pas hekurave dhe për ta detyruar Presidentin Pendarovski të gjejë një kryeministër të ri. Ne kemi nevojë të ndihmojmë Maqedoninë të rimarrë dinjitetin dhe demokracinë e saj. Nëse unë do të isha këshilltar i Zaevit, dhe sikur të dija gjithçka që dija, menjëherë do ta këshilloja që të hiqte dorë nga posti. Për të mirën e tij dhe për të mirën e Maqedonisë. Herët a vonë ai do të duhet të largohet. Ai tashmë është në të kaluarën edhe ndërkombëtarisht i vdekur”.

Gaiser thotë se po të mos i kishte publikuar prova për “Zhvatjen”, prokuroria do i kishte fshehur provat dhe do e linte hetimin pezull.

Laris Gaiser, gazetar

– Arrestimi i Katica Janevës është me të vërtetë rezultati i parë i një serie tekstesh që kam botuar, por unë do të thoja një rezultat i trishtë, pasi që prokuroria maqedonase kishte të njëjtat dokumente në një muaj më parë dhe nuk ndërmorri asgjë. Kjo do të thotë që pa artikujt e mi në gazetën La Verita, e vërteta nuk do të kishte dalë kurrë në dritë, dhe tani është e qartë për të gjithë se shteti është peng i një organizate kriminale që bëri gjithçka për të mbrojtur veten ose shkatërruar provat.

Gaider është i shqetësuar edhe për sigurinë e ndihmësve të tij në Maqedoninë e Veriut por edhe veten dhe thotë se prej kur ka filluar me publikimin e materialeve, ka filluar ta rrisë edhe nivelin e kujdesit për sigurinë e tij.

Gazeta djathtiste italiane ku punon Laris Gaiser, deri më tani ka publikuar tre materiale lidhur me rastin “Zhvatja” në formë video dhe audio por janë paralajmëruar materiale shtesë. Vetëm dhjetë ditë pas materialit të tretë, u arrestua dhe dërgua në paraburgim prokurorja speciale.

Tek pamjet e para duket Kamçev me Boki 13 dhe Kiçeec të cilëve u jep siç thuhet, 1.5 milion euro që janë kësti i parë i ryshfetit për lehtësimin apo hedhjen poshtë të përndjekjes penale ndaj Orce Kamçevit, i dyshuar në rastin Perandoria, ndërsa bisedat audio janë vetëm vërtetim i komunikimit intensiv të Boki 13 me Orce Kamçevin për planin e shpëtimit të tij nga burgu, me ndihmën e Katica Janevës.