3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeVesel Memedi: Në BFI pihet alkooli më i shtrenjtë, është meritë e...

Vesel Memedi: Në BFI pihet alkooli më i shtrenjtë, është meritë e Ali Ahmetit

linku http://lajmpress.org/vesel-memedi-ne-bfi-pihet-alkooli-me-i-shtrenjte-eshte-merite-e-ali-ahmetit/

Vesel Memedi tani më ish-deputet pasi dha dorheqje ka derdhur “vrerë e lotë” kundër BDI dhe Ali Ahmetit pasi këta të fundit e “shtrydhën si limoni” dhe e flakën në harresën e tyre politike, shkruan lajmi.mk.

Ja një pjesë e fjalimit të Vesel Memedit ku akuzon Ali Ahmetin për politizim të Bashkësisë Islame dhe thotë se: e ka shëndrruar në seli ku pihet alkoholi më i shtrenjtë:

Pjesa nga fjalimi:
Si vërtetim për të gjith ate që u tha deri më tani, opinioni, dhe posaçërisht njerëzit e ndershëm, u bindën nëpërmes ndodhive të fundit në vend. z. Ahmeti, pjestarët e Islamit në tërrësi, e posaçërisht ata që ju kanë besuar dhe kanë prit 13 vite që ti rregulloni punët në BFI, mbetën të shokuar nga bisedat e juaja private me bashkëpuntorët e juaj më të afërt, për sjelljen poshtërruese që e keni ndaj institucionit shpirtërorë BFI, dhe aspak nuk ju ka interesuar rregullimi i punëve në këtë institucion, por qeshni ëmbël, që keni arritur sukses ta shndërroni këtë seli në një seli ku pihet alkooli më i shtrenjtë. Më shumë se kaq nuk kemi koment. Vetëm se i lutemi Zotit, që mos të ndodh e njëjta gjë edhe me ushtarët e vërtetë, që besonin në komandantit e tyre, dhe ishin të gatshëm ta japin edhe jetën e tyre për fjalën tuaj të thënë./lajmi.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments