10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeTrumpi i rekomandoi Senatit të ratifikojë protokollin për në NATO për Maqedoninë...

Trumpi i rekomandoi Senatit të ratifikojë protokollin për në NATO për Maqedoninë e Veriut

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp e ka dërguar për ratifikim në Senat protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Në kumtesën e shtëpisë së Bardhë, thuhet se presidenti Tramp i rekomandon Senatit që të ratifikojë protokollin dhe se administrata e Shtëpisë së Bardhë është e gatshme për të marrë pjesë në diskutim.

Maqedonia e Veriut është partnere e fuqishme e SHBA-së në sferën e sigurisë dhe anëtarësimi i saj në NATO do të jetë me rëndësi për interesat strategjike të SHBA-së dhe Aleancës – njoftojnë nga Shtëpia e Bardhë.

Pasi Senati të ratifikojë protokollin, atëherë ai duhet të ratifikohet edhe nga Kongresi i SHBA-së, me ç’ka Maqedonia e Veriut do të marrë përfundimisht dritën jeshile nga SHBA për të qenë anëtare e plotë e NATO-s. Deri më tani këtë protokoll e kanë ratifikuar 11 anëtare duke filluar nga: Greqia, më pas Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Lituania, Danimarka dhe Polonia e Sllovakia.

Kanë mbetur edhe 18 vende të tjera anëtare të NATO-s, të cilat duhet të ratifikojnë protokolli për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe atë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Belgjika, Kanadaja, Çekia, Estonia, Franca, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Spanja dhe Turqia.

Protokolli për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO u nënshkrua nga vendet anëtare të Aleancës më 6 shkurt të këtij viti, në Bruksel.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments