Trump / Po më zgjodhët edhe një herë ju garantoj se do e shëroj AIDS dhe KANCER-in

193

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nisur zyrtarisht fushatën e tij për zgjedhjet e presidenciale të vitit 2020, duke thënë se demokratët po kërkojnë të “shkatërrojnë vendin”.

Trump, gjithashtu tha në një tubim në Orlando, Florida, se nën udhëheqjen e tij do të zhdukej sëmundja e AIDS-it dhe do të zbulohej një kurë për “shumë sëmundje, duke përfshirë edhe kancerin”.

Florida është shpesh një vend i rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale të SHBA.