3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeTetovë, mos koordinimi i drejtorëve lë qytetarët pa shfaqje

Tetovë, mos koordinimi i drejtorëve lë qytetarët pa shfaqje

Mos-koordinimi i mirë mes drejtorit të Teatrit të Tetovës dhe atij të Shtëpisë së Kulturës, ka lënë publikun e Tetovës pa reprizat e shfaqjeve që kohë më parë, jepeshin ditëve të mërkura. Drejtori i Teatrit Arsim Fazlia, këtë ndërprerje e arsyeton me zënien e ditës së paraparë për Teatrin nga ana e Shtëpisë së Kulturës, por edhe me mungesën e hapësirave për prova. Por ndryshe thotë drejtori i Shtëpisë së Kulturës. Sipas tij nuk ka kurrfarë pengesash për realizimin e shfaqjeve.

Filluam që të kemi njëfarë repertori dhe u morëm vesh për një ditë në javë ta kemi tonën por sërish gjatë gjithë vitit ndonjë ditë kap që të jetë e zënë dita, dhe më mirë e ndërpremë! Po duhet edhe të kesh një hapësirë ku do bësh prova, çdo shfaqje kërkon që të ketë një parapërgatitje pa marrë parasysh se është përgatitur dhe gjithnjë kemi vështirësi”.-tha Arsim Fazlia. Drejtor i teatrit të Tetovës

Çdo e mërkurë i takon Teatrit deri në fund të vitit, po ashtu e kam të caktuar edhe terminin për mbajtjen e festivalit tradicional që ka teatri i Tetovës. Të gjitha të mërkurat e vitit janë të rezervuara përveç atyre që janë tradicional që nga janari e rezervojnë por iu iket të mërkurën. Incidentalisht mund të ndodh por megjithatë konsultohet Teatri a ka mundësi të lëvizet apo jo”.- theksoi Artan Arsllani. Drejtor i Shtëpisë së kulturës

Heqja e reprizave të shfaqjeve të Teatrit, dëmton aktorët, të cilët ankohen se, një teatër me 50 të punësuar nuk mund të funksionojë vetëm me premiera.

Ne si artistë dëmtohemi shumë, shkaku se, e kemi kryer këtë fakultet dhe jemi aktorë për publikun dhe shfaqjet i bëjmë për publikun, jo për vetveten.  Teatri i ri ende është duke çaluar me punimet, dhe ne nuk mund të presim deri në pafundësi për ta rregulluar statusin e teatrit tonë”.- u shpreh Elmir Sejfullai. Aktor

Teatri i Tetovës këtë vit, nga janari ka realizuar vetëm një shfaqe premierë, ndërsa në përgatitje e sipër është edhe shfaqja e dytë, e cila, sipas gjitha gjasave, do mbetet vetëm me premierën.

Bashkim Sulejmani  

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments