11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaKulturëSulejman Mehazi Poet - Mistik / "28 Nentor" do kesh përgjegjësi!

Sulejman Mehazi Poet – Mistik / “28 Nentor” do kesh përgjegjësi!

“28 Nentor” do kesh përgjegjësi!

Të pyesim nëntor ç’u bë Janina?

Ku ka udhëhequr Ali Pash Tepelena!

Ç’u bë nëntor me Çamerinë?

Pa dhembje fare ia le Greqisë!

Fajtori më i madhë ti muaj je,pse s’u bë Shqipria si deshëm ne.

Kujt i mbeti Shkupi e Tetova?

Kujt i mbeti Gostivari e Kumanova?

Ç’u bë me Dibrën, Manastirin e Ohrin?

Maqedonia lehtësisht t’i mori!

“28 Nëntori” duhet përgjegjësi

për këtë cop vend të quajtur Shqipëri.

Kuj i mbeti Bujanoci, Presheva e Medvegja?

Ku mbeti Mitrovica e Çakorri?

Ku mbeten kishat e Deçanit e Ujmani?

“28 Nëntor” pse hesht e s’flet i pari,Ç’u bë Ulqini e Tivari?!

E zvogëlove Shqipërinë,e zmadhove Greqinë e Serbinë!?

“28 Nëntor” mos u mburr me festa

se shqiptarëve ju ka humbur shpresa.

Smail Qemali shpalli mëvetësinë,

tha në Vlorë jemi të pavarur,

e fare se dinte se tokat ia kanë marrur.”

28 Nentor” do kesh përgjegjësi,S

e tokat e shqipes

u ndanë në kufij.

@S.Mehazi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments