3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeSindikata e Jurisprudencës pranë SAOSH-it reagoi në vendimin e rritjes të pabarabartë...

Sindikata e Jurisprudencës pranë SAOSH-it reagoi në vendimin e rritjes të pabarabartë të shtesës së pagës

Organizata Sindikale e Jurisprudencës pranë Sindikatës së Administratës dhe Organeve Shtetërore të Maqedonisë (SAOSH), e cila është pjesë e Konfederatës të Sindikatave të Lira (KSL), sot shfaqi pakënaqësi nga vendimi i Këshillit Buxhetor Gjyqësor për rritjen e shtesës së pagës për për 10 për qind për nëpunësit gjyqësorë.

Kryetari i Organizatës Sindikale Dragan Josevski pasdite para Gjykatës Themelore Shkup 1 deklaroi se një vendim i këtillë është i dëmshëm dhe nënçmues për të punësuarit në shërbimin gjyqësor.

“Si Sindikatë nuk pajtohemi as me propozimin e Sindikatës së AOGJSH-së dhe Shoqatës së Nëpunësve Gjyqësorë për rritje procentuale, Si Sindikatë mendojmë dhe do të ofrojmë unitet nominal, gjegjësisht të balancohet shpërndarja e shtesave të pagës. Duhet dy deri në tre herë të rriten shtesat e pagës të nëpunësve gjyqësorë në krahasim me gjykatësit”, tha Josevski.

Lidhur me paralajmërimet për grevë të bardhë të Sindikatës së AOGJSH, Josevski thotë se ata si organizatë sindikale janë në grevë të zezë.

Kërkesat do të dorëzohen deri te institucionet kompetente, ndërsa në rast se nuk kanë përgjigje pozitive, atëherë thotë ai, greva është e drejtë legjitime për luftë të të drejtave të punonjësve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments