8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeShtypi francez: Rruga e RMV-së dhe Shqipërisë drejt BE-së do të jetë...

Shtypi francez: Rruga e RMV-së dhe Shqipërisë drejt BE-së do të jetë e gjatë dhe e vështirë

Shtypi francez në rishikim të vendimit të ministrave për çështje evropiane të BE-së përkujton se pas dritës së gjelbër për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, vendimi nesër duhet të konfirmohet në samitin virtual, duke vlerësuar se rruga për të dyja vendet ndaj anëtarësimit të plotfuqishëm do të jetë e gjatë dhe e vështirë, veçanërisht për Shqipërinë.

Redaksia e Rojtersit në gjuhën franceze përkujton se zgjerimi i ndau thellësisht vendet-anëtare të BE-së. Franca dhe Holanda veçanërisht ishin skeptike për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke vënë në dukje funksionimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit. Parisi dhe Haga druajnë edhe për kohezionin e bllokut të përbashkët evropian, por pas zbutjes së pozicionit të tyre tani është dhënë dritë e gjelbër, vlerëson Rojtersi në gjuhën franceze.

“Bursorama” thekson se BE-ja po afrohet drejt negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, derisa “Mediapart” potencon se vendet-anëtare të BE-së janë dakorduar ta fillojnë procesin e negociimit me të dyja vendet.

Javorja “Le Puant” e transmeton deklaratën e komisarit për zgjerim Oliver Verheji se “është i lumtur që vendet-anëtare të BE-së arritën marrëveshje politike për fillimin e negociatave”. Në këtë rast ai u dërgoi edhe urime të sinqerta të dyja vendeve, duke vlerësuar se i është dërguar mesazh i qartë dhe i fortë Ballkanit Perëndimor se e ardhmja e tij është në BE, thekson Le Puant”.

Marrëveshja politike e ministrave për çështje evropiane, për fillimin e negociatave, tani duhet të konfirmohet nga ana e shefave të shteteve apo qeverive në samitin e nesërm virtual, përkujton “Le Puant”, duke vlerësuar se rruga e të dyja vendeve drejt BE-së do të jetë e vështirë, veçanërisht për Shqipërinë, sepse Gjermania dhe Holanda kërkuan nga Tirana të bëjë reforma para fillimit formal të negociatave, si dhe të garantojë financim transparent të partive politike dhe të fushatës zgjedhore.

Kanali i parë i radios kombëtare franceze “Frans Inter” komenton se rruga do të jetë e vështirë dhe e pasigurt për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sepse pas kërkesës së Francës dhe Holandës procesi i zgjerimit është reformuar dhe nga tani vendet-anëtare të BE-së mund t’i suspendojnë negociatat dhe të kthejnë nga fillimi disa kapituj politikë, në rast të mospërmbushjes së kërkesave.

“Frans Inter” përkujton se disa shtete anëtare të BE-së kanë kërkuar nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përpjekje shtesë në luftën kundër korrupsionit, sigurimit të pavarësisë së gjyqësisë dhe respektim të shtetit ligjor. “Kjo veçanërisht vlen për Shqipërinë, e cila duhet ta konfirmojë progresin para raundi të parë të negociatave, thekson radioja, duke shtuar se edhe pse data për fillimin e negociatave ende nuk dihet, pas formalizimit të nesërm të vendimit, Samiti BE-Ballkanin Perëndimor në Zagreb do të mbahet në një atmosferë më të relaksuar

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments