18.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaTeknologjiShqipëria në krah të SHBA-ve për Rrjet të Pastër

Shqipëria në krah të SHBA-ve për Rrjet të Pastër

Shqipëria është bërë pjesë e grupit të vendeve që i janë bashkuar nismës së Shteteve të Bashkuara Clean Network (Rrjet i pastër) e cila synon t’i kundërvihet asaj që shihet si një kërcënim afatgjatë ndaj privacisë të të dhënave, sigurisë dhe të drejtave të njeriut nga ana e aktorëve autoritarë, si Partia Komuniste Kineze.
Vendet që i janë bashkuar nismës angazhohen që të mbrojnë rrjetet e tyre 5G, ndërsa operatorët e tyre të telekomunikacionit kanë pranuar të përdorin vetëm furnizues të besueshëm.
“Ne të gjithë duhet të qëndrojmë bashkë, duhet të kemi pikëpamje dhe plane të qarta për mënyrën se si duhet të arrijmë objektivat tanë: mbrojtjen e qytetarëve nga çdo kërcënim, mbrojtjen e demokracisë. Vetëm kështu do të jemi më të fortë dhe të gatshëm për të përballuar çdo sfidë”, theksoi të enjten në një postim në Twitter ministrja shqiptare e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, ndërsa ripostoi një mesazh të mëhershëm të ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, e cila shprehej “krenare të shoh Shqipërinë dhe vende të tjera t’i bashkohen SHBA-ve në Rrjetin e pastër për të mbrojtur rrjetet e tyre 5G nga furnizues jo të besueshëm.Një vendim i rëndësishëm strategjik në mbrojtje të infrastrukturës kritike”.
Sekretari amerikan i Shtetit Pompeo po udhëheq një fushatë amerikane në Evropë kundër firmës Huawei dhe kompanive të tjera kineze që administrata e Presidentit Donald Trump i akuzon për ndarjen e të dhënave sensitive dhe informacioneve personale me aparatet e sigurisë të Kinës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments