Shkolla e Mesme e mjekësisë në Tetovë rrezikohet nga të reshurat

0
87

Secilën herë që ka të reshura të shiut, shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë duket kështu, si në videon më poshtë. Enë të ndryshme gjithandej nëpër korridor, klasa dhe kabinete, që çdo moment rrezikojnë aparaturën por edhe nxënësit e kësaj shkolle. Disa të punësuar në këtë shkollë, kanë alarmuar situatën sot në zyrën e Alsat M në Tetovë, duke u shprehur të shqetësuar se, në rast të ndonjë tërmeti, rrezikon të bie edhe çatia e shkollës e cila pikon gjithandej.

Shkolla e mesme e mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovës, që nga ndërtimi i saj është bërë me shumë lëshime në projekt. Deri para ca kohësh e njëjta kishte edhe hallin e derdhjes së ujërave të zeza, por megjithatë problem kyç mbetet çatia e saj që pikon sa herë që bie shi. Ndërsa institucionet kompetente Komuna e Tetovës dhe Ministria e Arsimit, fajin për këtë e hedhin tek njëra tjetra.

Shkolla e Mesme e mjekësisë në Tetovë rrezikohet nga të reshurat

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here