8.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaOpinionShkencetarët: Fundi i Botës nuk asht me dekada larg, po shumë ma...

Shkencetarët: Fundi i Botës nuk asht me dekada larg, po shumë ma ngat!

CIVILIZIMI JONE njihere po ec mire – por edhe sa kohe na ka mbete?Perandoria Romake ka pas vazhdue per nja 500 vjet, prej ngritjes me Julius Caesar, deri te ramja me perandorin djalosh Romulus Augustulus.Po neve sot, edhe sa na ka mbete?Studimi i cili u sponzorue pjeserisht edhe nga Goddard Space Flight Center e NASA’s, nuk asht aspak optimist.

Studimi i udhehequn nga matematicienti Safa Motesharrei, e ven ne pyetje qendrueshmenine e civilizimit modern.

Julius Caesar
Julius Caesar e pat krijue perandorine ma te famshme ne bote (Pic: GETTY)

Ne studim thuhet: ”Ramja e Perandorise Romake, njisoj edhe e perandorive ma te avansume si ajo Han, Mauryan dhe Gupta, si dhe perandorive mesopotamike, jane deshmi se civilizimet e zhvillueme, komplekse dhe kreative jane poashtu edhe fragjile dhe nuk zgjasin”.Mungesa e resurseve te ujit, agrikultures dhe energjise e kane shkaktue shembjen e ketyne perandorive.Dhe, po u shoqnue kjo me nji popullate jostabile dhe me ndryshime te klimes, shkaterrimi nuk asht larg.

Hulumtuesit thone se ndasia e madhe mes te pasunve dhe te varfunve ka luejt rol qendror ne procesin e kolapsimit te civilizimeve ne pese mije vjetet e fundit.

Poverty

Ne eseun e Debora MacKenzie, botue ne revisten New Scientist, thuhet se civilizimet kolapsojne kur ato mbesin pa energjine e cila ushqen kompleksitetin e tyne.Per shembull, Ugo Bardi nga Universiteti i Florences, tha se nese rrjeti i sotem elektrik kishte me u ndal, na s’kemi me qene ne gjendje me e nis prape.“Na nuk kemi ma antracit te mjaftueshem me riinventue elektricitetin ose me lansue revolucionin industrial edhe njihere”, i thote Ugo Bardi shkencetares Debora MacKenzie.“Kemi me u kthye ne agrikulture: mjete te thjeshta dhe net te erreta”.

Ghost Town

Ka mundesi qe vendet qe kane energji te rinovueshme dhe te decentralizueme mujn me qendrue ma gjate.Per shembull, si njerezit n’Afrike qe jetojne pa rrjete elektrike, po jane bazue ne energji solare e cila jau mbush telefonat dhe jau dheze televizorat.

Zimbabwe
Japan Respect for the Aged Day

Nderkohe, ne Japoni sot jeton popullata ma e moshueme ne bote – tue e ngarkue gjeneraten e re me taksa.Dhe nese krejt kjo nuk ju binde, atehere duhet me konstatue se ka evidence se bota po hyn ne nji gare te re armatimi.Krejt kjo mjafton me konstatue se fundi i civilizimit tone, nuk asht me dekada larg, po shume ma ngat./ Daily Star

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments