11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeRrogat në arsim, më të larta për 10 për qind

Rrogat në arsim, më të larta për 10 për qind

Nga 1 janari i vitit 2020, punonjësit në arsim do të marrin paga me rritje prej 10 %. Kjo u vendos në raundin e fundit të takimeve mes përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Mendoj se në këtë mënyrë, me këtë vendim të Qeverisë, të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në partneritet të plotë me përfaqësuesit e SASHK-ut po japim kontributin tonë serioz në kthimin e dinjitetit të profesionit të mësimdhënësit, në kthimin e dinjitetit të profesionit të profesorit dhe besoj se ky vendim do të përbëjë dhe do të paraqes një satisfaksion për të gjithë ata të cilët janë të kyçur në sektorin e arsimit”-tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

10 përqindëshin kreu i SASHK-ut e cilëson si fillim të ri të bisedimeve për çështjet tjera shqetësuese në arsim. Madje, Nedellkov tha se vendimi i sotëm nuk duhet të pranohet me eufori por të manifestohet me presion ndaj sindikatës së arsimit me qëllim të realizimit të kërkesave tjera.

U hapën çështjet që shqetësojnë anëtarët tanë të sindikatës që kanë të bëjnë me statusin social duke përfshirë edhe regresin për pushimin vjetor, kthimin e shpenzimeve reale që shkaktohen nga transporti nga vendi i banimit deri në vendin e punës. Vlerësim real të punës në paralele të kombinuara, pagesë reale të orëve shtesë të realizuara e kështu me radhë”-pohoi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

I pyetur nëse në një të ardhme të afërt do të hapet sërish çështja e rritjes së pagave në arsim, Ademi me përgjigje.

A doni sinqerisht përgjigje? Në dy tre muajt e ardhshëm nuk do të dëshiroja që këtë çështje ta hapim për arsye se për këtë temë besoj se kemi harxhuar mjaft energji por edhe rezutatet nuk mungojnë”-tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

Pagesa e rrogave me rritje prej 10 %, me fillim nga Janari dhe jo prilli I vitit 2020 do ti kushtojë buxhetit të shtetit 1.4 miliardë denarë shpenzime shtesë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments