Rama takon Kurtin gjatë vizitës së tij në Kosovë

43

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të takohet gjatë ditës së sotme edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu.

“Takimi do të mbahet në ora 17:00, në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Kryeziu për Telegrafin.

Deri më tani të vetmit që e kanë konfirmuar takimin me kryeministrin Rama janë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti.

Ndryshe është raportuar se Shefi i qeverisë shqiptare do të ketë sot dhe të martën takime me krerë të shtetit dhe politikës në Kosovë.

Ai do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, me kryeministrin Avdullah Hoti, me kryeparlamentaren Vjosa Osmani, me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.