4.3 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmePunëtorët e “Shencia” filluan rikonstruimin e çatisë së Teatrit Shqiptar

Punëtorët e “Shencia” filluan rikonstruimin e çatisë së Teatrit Shqiptar

Punëtorët e ndërmarrjes “Shencia” më në fund u paraqitën në Teatrin Shqiptar. Filluan riparimin e çatisë që ka pikuar edhe pas 10 milion eurove të shpenzuara për renovimin e godinës. Çatia është lyer me hidroizolim i cili duhet të parandalojë që uji të pikojë në skenën kryesore.

Përfaqësuesit e kompanisë e cila gjashtë vite e riparoi ndërtesën, u paraqitën pasi Murtezi i kërcënoi me kallëzime penale nëse nuk vijnë për t’i rregulluar lëshimet pas riparimit. Sipas drejtorit, “Shencija”, sipas marrëveshjes, duhet që në dy vitet e ardhshme edhe ta mirëmbajë Teatrin shqiptar.

Në vitin 2018, revizorë të pavarur gjetën lëshime gjatë rinovimit. Tani, Ministria e Kulturës duhet të bëjë revidimin e të gjithë dokumentacionit të tenderit. Teatri Shqiptar është duke u rinovuar që nga viti 2014 dhe të gjitha afatet e dhëna janë shkelur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments