Punëtorët e N.K.P-Tetova rikthehen në punë

47

Një ditë pas protestës, punonjësit e ndërmarrjes komunale në Tetovë janë rikthyer në punë. Drejtori i Ndërmarrjes thotë se ka arritur marrëveshje me punonjësit, dhe ajo përmban 3 pika. Pagesa e kontributeve që nuk ishte bërë për 8 muaj me radhë, do të shlyhet brenda 3 muajve, ndërsa ndërmarrja do t’i kompensojë shpenzimet e punëtorëve për trajtimet në spital dhe ilaçet. Nga ana tjetër, drejtori Ceka tha se nga e hëna do të fillojnë ti padisin banorët të cilët me muaj të tërë nuk kanë paguar obligimet ndaj Ndërmarrjes publike.

“Prej tyre kërkova që të kthehen në punë ndërsa me emërimin e drejtorit të shëndetësisë dhe Fondit pensional, ngadalë të paguajmë kontributet e tyre. Gjithashtu kam bë thirrje që gjithë punëtorët që i kemi me terapi që marrin barna nëpër barnatore të marrin edhe fiskalen që të jetë argument që ka blerë barnat dhe ne ia kompensojmë, kjo ishte marrëveshja që është arritur”, u shpreh Xhelal Ceka, drejtor i NPK “Tetova”.alsat-m.tv