8.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeProkuroria PTHP/ Përveç Katica Janevës nuk ka tjerë të hetuar.Janeva nga “Reketi”...

Prokuroria PTHP/ Përveç Katica Janevës nuk ka tjerë të hetuar.Janeva nga “Reketi” ka përfituar rreth 5 mijë euro (Video) ?

Prokuroria Publike për Krim të Organizuar sot kërkoi paraburgim për prokuroren speciale, Katica Janeva, pasi është zgjeruar hetimi për rastin “Reket”, ndërsa Janeva u arrestua sot pasdite.

 Prokuroria  Themelore Publike për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin nuk ka asnjë kërkesë për ndalimin ose kontrollimin e shtëpive të politikanëve dhe personave të tjerëve, tha prokurorja Vilma Ruskovska në një konferencë për shtyp JORM në lidhje me spekulimet se përveç prokurores speciale Katica Janeva janë arrestuar edhe dy politikanë të tjerë.

“Nëse po, mund të jetë me kërkesën e një prokurorie tjetër, e jo tonën dhe nuk ka lidhje me këtë rast,” tha Ruskovska.

Edhe nga Ministria e Brendshme për MEDIAL-n  gjithashtu konfirmuan se nuk ka arrestime të tjera në rastin në të cilin dyshohet Prokurorja Speciale Katica Janeva.

Prokuroria deri më tani ka zgjeruar hetimet për “Raketë” me Janevën, e cila dyshohet për shpërdorim detyre dhe pushtet për të përfituar përfitime personale, përveç ish të dyshuarve Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Milevski-Kiceec, të cilët janë në arrest për më shumë se një muaj.

Nga Prokuroria thonë se provat e siguruara konfirmojnë se bëhet fjalë për një ngjarje thjesht juridiko-penale dhe për këtë arsye, siç thonë ata, çështja nuk duhet të politizohet ose të lidhet me pjesëmarrjen e personave nga shtetet e tjera.

“Theksojmë se nuk ka asnjë indikacion se mjetet e marra në mënyrë të paligjshme kanë përfunduar tek politikanë të vendit  apo të huaj”, thonë nga Prokuroria Publike, duke theksuar se vetëm informacionet e marra zyrtarisht nga Prokuroria Publike në këtë rast janë të plota dhe të besueshme.

Sipas hetimit, Janeva ka përfituar 298,000 denarë pronë, kryesisht në mobilje dhe gjësende. Janeva, sipas Prokurorisë, kishte për qëllim të lehtësonte pozicionin e Kamçevit duke e zëvendësuar paraburgimin e tij me arrest shtëpiak në rrethana të pandryshuara, ku pastaj Kamçevi duhej të transferohej në dëshmitar të mbrojtur ose ti ofrohej marrëveshje, të kthente pasaportën dhe të paguante një dënim minimal për rastin “Perandoria”.

Sot gjatë bastisjes në PSP është konfiskuar një kompjuter i Janevës ndërsa deri në fund të ditës do të dihet nëse ajo do të përfundojë në burgun e Shutkës.
Nga Prokuroria thonë se nuk ka asnjë indikacion për atë nëse paratë që Kamçev i ka dhënë Boki 13 dhe Kiceecit, respektivisht rreth 1.5 milion euro, kanë përfunduar tek politikanë vendas dhe të huaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments