16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeProkuroria e Maqedonisë: Para zgjedhjeve janë hapur portale qëllimisht për të reklamuar...

Prokuroria e Maqedonisë: Para zgjedhjeve janë hapur portale qëllimisht për të reklamuar parti politike

Prokuroria bëri të ditur se po kontrollohen firmat që qëllimisht kanë hapur portale gjatë fushatës zgjedhore.

“Prokurori Publik dha urdhër për të kontrolluar firmat që gjatë periudhës së fushatës parazgjedhore qëllimisht kanë hapur portale pa impresiume, adresë dhe pa publikim të çmimores për reklamim”, tonë nga Prokuroria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Departamenti për Zbulimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prokurorinë Themelore Publike ka parashtruar njoftim në të cilën ka dyshime se partitë politike gjatë fushatës parazgjedhore kanë paguar reklamim politik në portale që sapo janë hapur dhe kanë pasur vizita të pakta.

Gjatë ditës së sotme, MPB dhe Prokuroria zbatoi aksion në të cilën janë marrë dokumentim prej tre firmave që kanë themeluar portalet dhe po ashtu merren edhe dëshmi nga institucionet terja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments