9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeProjektin për selinë e Universitetit “Nënë Tereza” e siguroi Ministria e Mbrojtjes,...

Projektin për selinë e Universitetit “Nënë Tereza” e siguroi Ministria e Mbrojtjes, por MASH-i dhe rektori Azis Pollozhani nuk e nënshkruan

linqet https://www.slobodenpecat.mk/proektot-za-sedishteto-na-univerzitetot-majka-tereza-go-obezbedi-mo-no-mon-i-rektorot-ne-go-potpishaa/

https://www.koha.mk/projektin-per-seline-e-universitetit-nene-tereza-e-siguroi-mm-ja-por-mash-dhe-rektori-nuk-e-nenshkruan/

https://medial.mk/projektin-per-seline-e-universitetit-nene-tereza-e-siguroi-mm-ja-por-mash-dhe-rektori-nuk-e-nenshkruan/

Shkup, 3 tetor – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i obligoi Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Universitetin “Nënë Tereza” të arrijnë marrëveshje për rregullimin e mënyrës dhe kushteve për rikonstruim dhe rinovim, zbatim të procedurës së furnizimit grupor publik për kryerjen e mbikëqyrjes dhe kryerjes së punëve, është përgjigjur kështu mes tjerash ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në pyetjen e shtruar në seancën e sotme kuvendore për pyetje të deputetëve kur do të sigurohet leja dhe kur do të fillojnë aktivitetet ndërtimore për objektin-selinë e Universitetit “Nënë Tereza”.

Për ata deputetë të cilët nuk janë në vijim, sqaroi Shekerinska, Universiteti “Nënë Tereza” ka nevojë për hapësira shtesë.

“Edhe kur për herë të parë erdhi rektori në Qeveri dhe bisedoi me mua, propozoi, sepse gjenden në afërsi të kazermës ‘Ilinden’ një pjesë të ndërtesave të cilat i shfrytëzon Armata, ndërsa praktikisht janë të ngjitura afër hapësirave të tjera të Universitetit, nëse mund t’ia lëshojmë Universitetit, ndërsa ata me paratë e tyre të rinovojnë objekte tjera më të vjetra brenda në kazermë me çka të gjithë do të jenë më të lumtur dhe më të kënaqur”, sqaroi ajo.

Në ndërkohë, theksoi Shekerinska, MM-ja madje edhe pa para nga Universiteti vetë ka investuar që të bëhet projekt ndërtimi që të mund më tej të shkohet me furnizim të përbashkët grupor.

Nuk duhen leje, potencoi, sepse për kazermat nuk vlen Ligji për ndërtim, por vlen Ligji për mbrojtje.

Ajo mendon se ky është një prej shembujve si tregohet se disa njerëz në administratë, jo të gjithë, theksoi, bëjnë të jemi joefikasë, ndërsa edhe fitojnë disa pikë të tjera.

“Supozoj se në rrethinë ka edhe njerëz të interesuar të cilët ndoshta duan shtetit t’i paguajnë shumë para për të blerë tokë. Nuk e di cila është arsyeja, por përnjëherë administrata e njëjtë në një Ministri tjetër e cila paraprakisht katër muaj i ka lexuar konkludimet e Qeverisë, nuk është hamendur, përnjëherë doli me qëndrim dhe për fat të keq e ka bindur kolegun tim ministër me të cilin kemi bashkëpunim të mirë dhe biseduam në këtë temë se kjo do të jetë kontestuese. Edhe tani në situatë kur them se MM-ja që nuk është kompetencë e jona të mendojmë për Universitetin, por mendoj se është detyrë e jona si qytetarë, si ministra që të gjithë të mendojmë, ne kemi përgatitur projekt, kemi paguar projekt për rikonstruim, këto nuk janë shumë para dhe tani nuk mund të shkojmë as majtas, as djathtas”, vëren Shekerinska.

Ajo informoi se ka paralajmëruar në Ministrinë e Financave se nëse Universiteti “Nënë Tereza” sërish del me kërkesë për vitin e ardhshëm të blejnë tokë ose të sigurojnë objekte, ato para t’i japin në mbrojtje,

Ministrja e Mbrojtjes apeloi të gjindet zgjidhje, e jo arsye sepse diçka nuk mund të zgjidhet.

“Qeveria ka treguar vullnet shumë të mirë, katër herë kemi diskutuar në Qeveri në këtë pikë, por të gjithë me përgjegjësinë e vet. Unë në emër të tjetër kujt nuk mund të nënshkruaj marrëveshje, unë në emër të tjetër kujt nuk mund t’i përshpejtoj procedurat. Procedura që varej nga unë ose nga MM-ja ka përfunduar tërësisht edhe para afateve. Vetë nuk mund të bëjmë çudi”, ka thënë Shekerinska.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments