7.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmePolicia merr në pyetje kryetarin e Forumit Rinor të Lëvizjes Besa, Liridon...

Policia merr në pyetje kryetarin e Forumit Rinor të Lëvizjes Besa, Liridon Useinin?!

Policia e Tetovës gjatë ditës së sotme ka marrë në pyetje kryetarin e Forumit Rinor të Lëvizjes Besa, Liridon Useini. Arsyeja e thirrjes në polici për Useinin kanë qenë grafitet e shkruajtura nepër disa qytete të vendit.>

Nga Lëvizja Besa thonë se nuk janë të befasuar për presionin që mundohet të bëjë pushteti ndaj aktivistëve dhe funksionarëve të vet. “Në vend që MPB të merret me krimin e funksionarëve të pushtetit, ata merren me qytetarët të cilët shprehin revoltën e tyre kundër qeveritarëve aktual dhe të pushtetit kaluar, ku me publikimin e disa përgjimeve po iu del fytyra e vërtetë”, thonë nga Lëvizja Besa.

Ndryshe, aksione me grafite kundër BDI-së janë duke u realizuar në disa qytete të vendit, pas publikimeve të përgjimeve për krerët e lartë të BDI-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments