Po çka se BDI mer votat këtu ku u bë lufta ,Tetova vazhdon të mbetet provincë e Gostivarit,Kërçovës dhe e Shkupit…për vendet udhëheqëse

72

www.telegrami.mk …Nuk është për tu çuditur që Treshi-përsheshi brenda BDI-së (Musa Xhaferri,Blerim Bexheti ,Izet Mexhiti) dhe hijet e tyre eminenca gri ZVK i Parë Artan Grubi dhe Bujar Osmani ,kohë pas kohe sipas punëve të interesit u bashkangjitet Shkupjanja e naturalizuar nga Tetova Teuta Arifi nënkryetare e BDI-së dhe kryetare komune aktuale në Tetovë që nuk skuqet dhe nxjer shilkat nëpër mediume për rastin e tretë të nominimit kryetare, që komentohet te kritikët se nuk i ka përfunduar krej bizneset e grupacioneve të interesit në Tetovë ….edhe pse duken në prapavijë, si hiç gjë emërimet dhe ndarja e posteve në BDI sipas meritokracisë kusha sa solli vota tregojnë se Ali Ahmeti nuk ka forcë për ti trandur dhe me heshtje mendon se do i KALOJE ndodhitë e treshit -përsheshit… Spanjollët thanë 1943 No Pasaran por deri në 1975 Gjenerali Franko mbeti si diktator .Diktatorçiçat e BDI-së Treshi-përsheshi po e bëjnë të veten edhe pse ndërkombëtarët në RMV kanë frikë se edhe Zaev dhe Pendarovski janë në vijë me treshin për autokraci .Ndërkombëtarët shprehen se në lojrat për marjen e timonit të Partisë në BDI deri sa nuk do pastrohet puna se në cilin rol do jetë lideri i BDI-së i ftuar në Hagë si dëshmitar apo i akuzuar ,lojrat për kapjen e timonit në BDI mund të jenë fatale,për përçarje veç flitet .Por kur interesi klanor dhe mbisundimi i interesit për përfitime materiale është në pyetje aty nuk ka pardon .Qarqe ndërkombëtare perendimore brenda në Maqedoni të përfaqsuara nga ambasadorët janë duke e përcjellë me kritika afrimin e pushtetarëve të RMV me qarqet lindore këtu të renditura qoftë edhe nëpërmes prezencës së padukshme shumë agjensive për zbulim dhe kundërzbulim ,tremben pra se Shkupi po bëhet Kazabllanka më e rrezikshme në regjion poashtu nuk e shohin me sy të mirë edhe shtimin e ndikimt rus dhe kinez në ekonominë edhe ashtu të brishtë në RMV. Posaçërisht janë publike dhe nuk e kanë të qartë kujt i dërgohen mesazhe lëvizjet dhe takimet e përfaqsuesve Rus dhe Kinez në Maqedoninë e Veriut me pushtetarët edhe të bllokut shqiptar por nuk befasohen nga blloku maqedonas në pushtet…Por ndodhitë e fundit brenda kampusit BDI para se Bullgaria të bënte Veto për Maqedoninë dhanë një faqe të re në politikëbërjen servile të pushtetarëve aktual shqiptarë në QEVERI posaçërisht grupe që janë nën ndikimin në BDI nga treshi-përsheshi që nuk e fshehin afërsinë dhe interesin personal me qarqe antishqiptare dhe anti BE por edhe Anti NATO . Pra Ali Ahmetit i është tërhequr vërejtja …por ai …si duket kur ua përcjell këtë , qarqet e caktuara brenda BDI ia lajnë kokën me akulll dhe vazhdojnë njësoj thonë ndërkombëtarët ….Çpo ndodh me shqiptarët në Maqedoni në ndërkohë …katrahurë në çdo sferë…vetëm fukarrallëkut nuk i dilet përpara ..ikin të rrinjë në gurbet …nuk lëviz asgjë…në Tetovë…Sa herë që i kujtohet MPB -së i këput me dënime…EVN shtet në veti …Përmbarues…Tollovi para bankave…reforma askund …droga …prostitucioni…vjedhje…kriminaliteti i shumë ngjyrave lulëzon…kush do i mbrojë shqiptarët nga PUSHTETI (jo nga Shteti )…Pushteti u përzi edhe në BFI…Molla sulejman Rexhepi ish Reis Ulema i BFI-së në një emision te TV 21(çuditërisht edhe ndërkombëtarët por edhe tetovarët shtrojnë pyetjen mediumi TV 21 pse u jep aq përkrahje njerëzve që udhëheqin gjëra të vështira në këto momente të vështirra për shqiptarët edhe në MKD të Veriut por edhe në Kosovë ) e theksoi Molla Sula se për heqjen e tij janë angazhuar Musa Xhaferri dhe Blerim Bexheti që nënkupton se edha ata dy do të vendosin dhe vendosën ,dhe se Ai Molla Sula paska qenë BDI dhe se BDI do vendose, brenda BDI-së vendosin M.XH. dhe Blerim Bexheti .Pra e vetmja shpresë e Tetovarëve se do mund të marrin postin e Reis Ulema në BFI përfundoi .Ja se si duken postet më të larta nëpër qytetet në RMV

Kryetari i Parlamentit– Gostivar-Talat Xhaferi

Zv.Kryeministri i parë – Shkup-Prof.Dr Artan Grubi (akush nuk e di nga cila degë e BDI u emërua në këtë post )

Ministri i Jashtëm – Shkup-Prof.Dr.Bujar Osmani (akush nuk e di nga cila degë e BDI u emërua në këtë post )

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese –Sali Murati nga Vrapçishti Gostivar

Kryetari i Gjykatës Supreme – ud kryetar Mr Faik Arslani nga Dobri Dolli Gostivar

Kryetari i FFM – Muhamet Sejdini Kerçovë

Kryetari i BFI-së në Maqedoninë e Veriut Reis Ulema Shaqir Fetahu nga Çegrani – Gostivar

Zgjedhje më interesante autori i shkrimit e llogarit Shkodran Tolajn Drejtori i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve në RMV -Kërçovë

Shkodran Tolaj po çudit shumë shtetas që kanë lindur në MKD dhe nuk mund të marrin nënshtetësi të RMV me 50 vite …pra si mori aq shpejt nënshtetësinë edhe pse i lindur në Kosovë por pasi është dhëndër Kërçove i gazetarit të ndjerë Qani Mehmetit respect (autori i shkrimit Mesut Shabani nga Tetova ka bashkpunuar me Qani Mehmetin me nofkën përkëdhelëse Ambasadori edhe në gazetën Zëri i Rinisë viteve 1980 por edhe vitetve 193-1994 si korrospondent nga Maqedonia në televizionin kombëtar Shqiptar Satelitor në redaksinë e Kosovës ku udhëhiqte me të aso kohe Asllan Bajrami )

Po kush na ka faj neve Tetovarëve për kozmopolitizmin dhe internacionalizmin brenda kombëtar , urrejtje për vdekje për Tetovarët nuk pushon dhe nuk do ndalet nga Treshi-Përsheshi ,sepse tremben që do i humbin privilegjet ,ndërkombëtarëve kur ua thua këtë qeshen por ata shtojnë edhe më keq do jetë kur shumë shpejt do i turren Aliut tia marrin partinë atëherë do luaje pastruesi dhe superpastruesi …A e di Ali Ahmeti këtë..?.problem i tijë ..por populli shqiptar në RMV nuk është pronë e Aliut por as e treshit përsheshit…dhe do të ndodhë një ditë POPULLI siç i ndodhi Millosheviçit