9.3 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajme“Plagosjet në ahenget familjare”, reagon Lëvizja BESA e Gostivarit: MPB me standarde...

“Plagosjet në ahenget familjare”, reagon Lëvizja BESA e Gostivarit: MPB me standarde të dyfishta!

REAGIM

E vërteta që pushteti aktual ka qasje selektive ndaj popullatës shqiptare, kjo nuk e habit askënd. Për ata që e njohin realitetin politik tashmë në Maqedoninë e Veriut, e dinë shumë mirë këtë.
Dëshmi e kësaj politike të shëmtuar janë edhe rastet e fundit në Gostivar dhe Tetovë ku gjatë gëzimeve familjare si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri u plagosën dy persona.
Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, vepron ndryshe për njërin rast, e ndryshe për tjetrin.
Në fshatin Çajlë të Gostivar, pas aksidentit menjëherë merren masa dhe personi që ka gjuajtur me armë privohet nga lira. Por nuk ndodhi e njëjta edhe me personin që gjuajti në Tetovë. Në Tetovë pushteti dhe MPB me çdo kusht mundohen që rastin ta mbulojnë, pasiqë fillimisht në portale u njoftua se gjuajtësi është një deputet i koalicionit qeveritar. Ky nuk është rasti parë që ky pushtet tregon qartë për qasjen selektive që ka ndaj qytetarëve, duke mbrojtur kriminelët e vërtetë që i ka në radhët e veta. Apelojmë deri te pushteti e në veçanti te MPB që të ndërrmer masat e nevojshme dhe kushdoqoftë që shkel ligjin të merr dënimin e merituar . Gjithashtu apelojmë deri te qytetarët të jenë më të kujdesshēm dhe mos përdorin armë në ahengjet familjare.

Lëvizja BESA Gostivar
03.08.2019

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments