PAS MALIT TË ZI EDHE GJYKATA E STRASBURGUT I JEP NJË GODITJE BEOGRADIT DHE KISHËS SERBE

0
80

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka refuzuar një kërkesë nga një zyrë ligjore në Beograd për të ndaluar Malin e Zi që të zbatojë Aktin e Lirisë së Fesë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi për kushtetutshmërinë e këtij Akti ose derisa të përfundojë një kontratë themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Gjykata e Strasburgut hodhi poshtë një kërkesë të parashtruar më 27-30 janar 2020, njoftoi qeveria malazeze të dielën.

Kjo e fundit kujton se dhe në vitin 2012, Mali i Zi pati një ballafaqim në Strasburg pas një procesi gjyqësor të diktuar nga Kisha Ortodokse Serbe (SPC), e cila kërkoi kthimin e pronave të kishave në Mal të Zi.

Gjykata më pas hodhi poshtë kërkesën e SPC-së, së cilës i ishte bashkuar si ndërhyrje dhe Republika e Serbisë, duke e cilësuar si të pabazuar dhe e papranueshme, e duke argumentuar se paditësit nuk kishin as “pronë ekzistuese” dhe as “pritje të ligjshme” për të rikuperuar pronën që kërkonin kthimin.

“Vendimi i fundit i Gjykatës së Strasburgut është dëshmi e mëtejshme se vërejtjet e bëra në kurriz të Aktit të Lirisë së Fesë janë natyra thjesht politike dhe ideologjike dhe nuk kanë asnjë bazë në të drejtën e brendshme ose ndërkombëtare”, tha qeveria e Malit të Zi.

Në fund të vitit 2019, Mali i Zi miratoi Ligjin për Lirinë e Fesë, i cili rregullon gjithashtu pronësinë e pronave të bashkësive fetare.

Por kjo çoi në kundërshtimin e ashpër të Kishës Ortodokse Serbe, mbështetur dhe nga Beogradi politik, shoqëruar dhe me protesta e incidente.

Për këtë arsye, marrëdhëniet mes Beogradit dhe Podgoricës, për momentin janë tejet të tensionuara.


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here