6.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeParada e komunitetit LGBTI nën masa të rrepta sigurie.Shkupi ishte aty...

Parada e komunitetit LGBTI nën masa të rrepta sigurie.Shkupi ishte aty…

Nga parku “Gruaja luftarake”(Zhena Borec) në Shkup ka filluar parada në mbështetje të anëtarëve të komunitetit LGBTI.

Parada mbahet nën masa të rrepta sigurie, në ngjarje vërehet prania e mediave të huaja.

Në mesin e marshuesve janë edhe ambasadorja ushtruese e detyrës, Mishell Shfarcer-Bllum, ambasadori i Francës Kristian Timonie, ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Milla Caroska.Kryeministri Zaevi edhe pse ishte i ftuar nuk ishte aty…Shkupi ishte aty

Marshimi i mbështetësve të komunitetit LGBTI duhet të përfundojë në Parkun e Qytetit.

Paralelisht me këtë marsh mbahet edhe marshi “Dëshmitarë për familje”, që synon mbrojtjen e vlerave martesore, familjare dhe fetare. Qëllimi i këtij marshi, sipas organizatorëve  është të tregojë të vërtetën rreth asaj se çka është martesa, familja dhe gjinia, dhe si ato kontribuojnë në jetë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments