9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaKuriozitetePandemia/ Turma e tërbuar sulmoi spitalin në Meksikë, pretendojnë se koronavirusi është...

Pandemia/ Turma e tërbuar sulmoi spitalin në Meksikë, pretendojnë se koronavirusi është komplot qeveritar

Një turmë njerëzish sulmoi një spital meksikan për të shpëtuar një pacient nga koronavirusi, duke pretenduar se pandemia globale është një gënjeshtër dhe një komplot qeveritar.

Rreth 300 persona u sulën drejt spitalit në Motozintla në provincën jugore meksikane Chiapas, duke kërkuar të ekzaminojnë vetë pacientin.

Të pranishmit e cilësuan koronavirusin një gënjeshtër, ndaj së cilës nuk duhet rënë pre.

Turma gjithashtu kërkoi fund të bllokimit nga pandemia, duke pretenduar se virusi nuk ekziston me të vërtetë.

Ndërkaq familjarët e pacientit, të cilët ishin pjesë e turmës, thanë se kishin frikë për sigurinë e tij./ Gazeta Sinjali/ 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments