10.9 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeNPK “Tetova”, 300 punëtorë pa kontribute të paguara, Ceka: Zgjidhje për dy...

NPK “Tetova”, 300 punëtorë pa kontribute të paguara, Ceka: Zgjidhje për dy muaj, me ribalasin e Buxhetit

300 të punësuarit e Ndërmarrjes publike komunale “Tetova” për gjashtë muaj janë pa kontribute të paguara.  Ata gjatë ditës së sotme kanë protestuar  duke kërkuar kontributet e tyre ose në të kundërtën sic thanë do ta lënë qytetin pa pastruar. Sipas tyre shumica e tyre janë   të sëmurë me sëmundje kronike ndërsa rrogat që i marrin u shkojnë të gjithë në barna.

 “Protestoj se gjashtë vjet e gjashtë muaj jam pa sigurim, pa vendim punë plus asaj  çdo muaj nga dy mijë denarë më mungojnë edhe nuk kam ku të ankohem”, tha një punëtor i NPK “Tetova”.

“Për sigurimet protestojmë në vend që t marrim 200 denarë barnat ne i marrim 2000 denarë  mua më shkon rroga vetëm për barna kum shkuar ti marr kam ardhur  nga shati kohën e pandemisë dy muaj e gjysmë nuk kam qenë  pasi që jam i sëmur nga zemra ka edhe nga ata që marrin nga 8 mijë denarë barna”, shtoi një tjetër punëtor.

“ Po si bëjnë, na pretuan para një muaj edhe sa i bëjnë”, potencoi një punëtor tjetër i NPK “Tetova”.

Drejtori i NPK-së Xhelal Ceka e pranon se nuk ka paguar kontributet e tyre duke thënë se fajet i kanë qytetarët që nuk  paguajnë faturat.

 “Ndërmarrjen e ka goditur me 6 milion denarë edhe ne nuk kemi arritur në përjashtim të rrogave dhe obligimeve tjera si nafta  e të tjera neve na kanë ngelur  pas kontributet  për shkak se qytetarët nuk paguajnë fatura e Ndërmarrjes publike komunale Tetova Tetovë”, u shpreh Xhelal Ceka – Drejtor i NPK “Tetova”.

Ai shpreson se Qeveria me ribalacin e buxhetit do gjeje një zgjidhje edhe për këta punëtor, por jo para dy muajve.

“Besoj se do gjemë një zgjidhje për një muaj e gjysmë dy  për problemin e kontributeve për punëtorët”, deklaroi Xhelal Ceka – Drejtor i NPK-së.

  Mbi 300 të punësuar edhe në kohë pandemi kanë ardhur  vazhdimisht në punë, ndërsa qeveria kësaj kategorie nuk i ka ofruar asnjë ndihmë financiare. Ata  nga muaji mars nuk kanë asnjë kontribut shëndetësor apo pensional  të paguar, ndërsa ka edhe nga ata që mbi 6 vite janë me kontratë në vepër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments