9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeNesër pritet të takohen Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Nesër pritet të takohen Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të takohen nesër në mesditë. “E mirëpres paktin që pas ftesës së tretë që zotëri Kurti i është përgjigjur ftesës për datën 6 janar në orën 15.00. Do ta pres në zyrën time, nuk mund të sillemi as me hatër. Mirë se vjen e mirëpres”, kishte thënë presidenti Thaçi, i cili ka shtuar se pret që në javët e para të janarit të arrihet një marrëveshje në mes partisë fituese dhe partnerit qeverisës, duke vënë kështu në vend vullnetin e qytetarëve. Kurse, Kurti ditë më parë ka thënë se do të takohet me Presidentin Thaçi, por ai nuk e përcakton datën e formimit të qeverisë. “Mua vetëm LDK më përcakton datën e formimit të qeverisë”, ka thënë ai. Përndryshe, para këtij takimi LDK do të mbaj dy mbledhje të rëndësishme, atë të kryesisë dhe të grupit parlamentar, e cila thuhet se do të jetë edhe lëvizja e fundit e LDK-së për të qartësuar qëndrimin e saj, karshi koalicionit me VV-në. Mediat kanë raportuar se VV tanimë i ka bërë një ofertë LDK-së, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar të Kuvendit, duke ofruar LDK-së t’i merr gjashtë ministri, kundrejt katër sa do t’i kishte Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa, në ofertë parashihet që presidenti t’i takojë LDK-së, dhe në momentin e zgjedhjes së kësaj pozite, atëherë partia e Isa Mustafës t’ia kthejë një ministri VV-së, duke u barazuar 5-5 sa i përket ministrive. Takimi është thirrur disa herë nga i pari i shtetit, megjithëse kreu i VV-së e ka refuzuar. Ai iu përgjigj presidentit pas ftesës së tretë, duke propozuar si datë 6 janarin

Lexo me shume: http://rtv21.tv/neser-takohen-thaci-e-kurti/
© RTV21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments