Negociata të fshehta për Kodin Zgjedhor?! Mickoski thotë po, Zaevi mohon se janë takuar me VMRO-DPMNE-në

118

Takime të fshehta, larg syve të opinionit publik mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për Kodin Zgjedhor. Mickoski, në debatin e mbrëmshëm “Klik Plus”, tha se pas analizës së bërë nga ana e dy ekipeve negociuese, është sjellë konkluzion – se nuk mund të ndryshohet as modeli zgjedhor, e as të ketë lista të hapura.

Në ato takime të fshehta, është dakorduar se pas zgjedhjeve, pushteti dhe opozita menjëherë të fillojnë me negociata të reja për modelin zgjedhor dhe lista të hapura për zgjedhje lokale.

Në fund të këtyre takimeve, siç siguron Mickoski, duhej të kishte kumtesë për opinionin publik, e cila asnjëherë nuk ka dalë në media. Por, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, thotë se të gjitha debatet janë zhvilluar në nivel parlamentar, përveç grupeve të punës të cilat kanë vepruar sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Zaev shtoi mijëra amendamentet e dorëzuara në Kuvend, VMRO-DPMNE dhe BDI e pengojnë procedurën, por tha se ka mundësi për dialog.

Në “Klik Plus”, Bekteshi tha se ata e pranojnë edhe modelin me një njësi zgjedhore por me vende të rezervuara, sipas shembullit të Kosovës.

Debati në Kuvend për ndryshimet e Kodit Zgjedhor dështoi pasi që 5.899 amendamentet e dorëzuara ende po arkivohen, përkthehen dhe përpunohen