10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaNë Azerbajxhan shpallet "gjendje lufte"

Në Azerbajxhan shpallet “gjendje lufte”

Moskë

Parlamenti Kombëtar i Azerbajxhanit vendosi të shpallë “gjendje lufte” në disa rajone dhe qytete të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Parlamenti i Azerbajxhanit miratoi vendimin e presidentit, Ilham Aliyev për të shpallur “gjendje lufte” në disa rajone të vendit për shak të përleshjeve që ndodhën në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan.

Sipas vendimit të miratuar në takimin e jashtëzakonshëm, për sa kohë që “gjendja e luftës” vazhdon, të drejtat dhe liritë kushtetuese dhe të drejtat e pronësore të shtetasve të Azerbajxhanit dhe të huajve në vend do të kufizohen pjesërisht dhe përkohësisht.

Me “gjendjen e luftës” parashikohet që në disa rajone të shpallet ndalesa e daljes në rrugë në orë të caktuara.

Përleshjet në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan filluan në orët e mëngjesit pasi forcat armene hapën zjarr ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit.

Ndërkohë ushtria e Azerbajxhanit filloi kundërsulmin dhe çliroi nga pushtimi disa vendbanime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments