Ndotja e ajrit, qeveria me masa të jashtëzakonshme në Shkup dhe Tetovë

0
32

Qeveria pasdite shpalli masa të jashtëzakonshme në Shkup dhe Tetovë, për shkak të ndotjes së lartë të ajrit. Të gjithë punëdhënësit duhet t’i lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe ata me astmë kronike, goditje në tru, ose që kanë përjetuar infarkt. Punëdhënësve u kërkohet të riorganizojnë orarin e tyre të punës, dhe rekomandohet të mos organizohen gara sportive dhe ngjarje kulturore në vende të hapura. Nga ora 18:00, sot shërbimi publik i autobusëve në Shkup është falas, ndërsa parkimi është dy herë më i shtrenjtë. Masat do të qëndrojnë në fuqi, derisa të tejkalohet ndotja e madhe e ajrit, njoftuan nga Qyteti i Shkupit.