9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeMinistri i Shëndetsisë Ilia Filipçe: Tashmë po zbatohet transformimi i kontratave të...

Ministri i Shëndetsisë Ilia Filipçe: Tashmë po zbatohet transformimi i kontratave të të gjithë të punësuarve me kohë të caktuar në kohë të pacaktuar

– Në pajtim me planet për punësim në institucionet shëndetësore publike dhe financave me të cilat disponojnë tashmë po zbatohet transformimi i kontratave të të gjithë punonjësve shëndetësorë me kohë të caktuar në kohë të pacaktuar.

“Transformimi diku është zbatuar apo është nga fundi, diku tani po rrjedhin procedurat, ndërkaq diku do të duhet të presim të vijë viti tjetër, për arsye se disa prej tyre nuk kishin hyrë në planin për punësim. Por, mbetemi në premtimin, për të gjithë ata të cilët nuk do të ndodhë kjo këtë vit, do të përfundohet në vitin 2020, me qëllim që të gjithë të punësuarit në shëndetësinë publike të jenë me kohë të pacaktuar”, shtoi Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas konferencës për shtyp në Qeveri për Propozim-buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2020. 

Propozim-buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2020 paraqet 7,1 miliardë denarë, dhe është më i lartë për 634 milionë denarë krahasuar me buxhetin për këtë vit. Për vitin e ardhshëm parashohim masa dhe politika të cilat janë në drejtim të avancimit dhe përforcimit të sistemit shëndetësor përmes përmirësimit të kushteve në institucionet shëndetësore publike, furnizimit të pajisjeve mjekësore, si dhe sigurimit të barërave”, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën për shtyp në Qeveri.

Ai theksoi se këtë vit e filluan me rritje të rrogave të punonjësve shëndetësorë, ndërkaq ky trend i rritjes së rrogave dhe përmirësimit të kushteve për punë të personelit mjekësor do të vazhdojë edhe vitin tjetër.

Në vitin 2020, potencoi ministri, kanë përfunduar aktivitetet ndërtimore për rikonstruimin e Spitalit special për ortopedi dhe traumatologji “Shën Erazmo” në Ohër, ndërkaq vazhduan edhe aktivitetet ndërtimore në Spitalin e përgjithshëm në Strumicë, si dhe rikonstruimi dhe ndërtimi i përfunduar i Spitalit special për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.

Si prioritete të ardhshme ai i theksoi rikonstruimin e kaldajës në Spitalin special për gjinekologji dhe obstetrikë “Nëna Terezë” në Shkup dhe të kulmit të Entit për nefrologji në Strugë, më pas fillimin e aktiviteteve ndërtimore në Spitalin special për sëmundje respiratore në Oteshevë, ndërtimin e një ambulante tërësisht të re në komunën e Sarajit dhe dy blloqe të tëra për të sëmurët në Spitalin psikiatrik në Demir Hisar, si dhe rikonstruimi i disa institucioneve shëndetësore publike, ndërkaq me mjetet në shumë prej 812 milionë denarëve do të vazhdojë ndërtimi i Spitalit të ri klinik në Shtip dhe Qendrës së re universitare klinike në Shkup.

Me propozim buxhetin për vitin 2020, theksoi ministri, do të sigurohen edhe insulina, gjilpërat për insulinë, glykagoni, shiritat për matje të sheqerit dhe pompat për furnizim të vazhdueshëm të insulinës, për çka janë paraparë 750 milionë denarë.

Filipçe theksoi se sigurojnë edhe vaksina për imunizim të vazhdueshëm edhe pas indikacioneve epidemiologjike, duke shtuar se në pajtim me vaksinat e sapovendosura kundër rota virusit dhe pneumokokës dhe sasive të shtuara të vaksinës MRP për shkak të numrit të madh të të vaksinuarve, për vitin e ardhshëm janë paraparë 395 milionë denarë.

“Me programin për sigurim të plotë shëndetësor është mbuluar sigurimi shëndetësor i të gjithë qytetarëve të cilët nuk janë të siguruar në asnjë bazë dhe për atë qëllim zëri në Ministrinë e Shëndetësisë për vitin 2020 paraqet 2,9 miliardë denarë. Kujdesemi edhe për pensionistët. Krahas heqjes së kuotave për barëra me reçetë dhe sigurimit të barërave në cilën do ditë të muajit, në vitin 2020 vazhdojmë edhe me sigurimin e mjekimit spitalor pa pagesë të pjesëmarrjes për të gjithë pensionistët të cilët kanë pension më të ulët se mesatarja dhe pjesëmarrje për personat nën 18 vjeç, por edhe prindërit e tyre, familjet e të cilëve janë shfrytëzues të ndihmës sociale në të holla. Për atë qëllim janë ndarë 89,4 milionë denarë”, shtoi Filipçe. 

MEDIAL.mk

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me/KUSHTET E PËRDORIMIT/.Share this

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments