MINISTRI I KULTURËS HYSNI ISMAILI REALIZOI TAKIM PUNE ME AMBASADOREN E ZVICRËS, ZUTER TEHADA

0
30

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, realizoi takim me ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.S. Sibil Zuter Tehada. Në takim, ministri Ismaili u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen që Zvicra e jep në kulturë, institucionet dhe artistët në Maqedoninë e Veriut.

Bashkëpunimi në kulturë ndërmjet të dyja vendeve zhvillohet pa dokumente zyrtare, kështu që në takim u bë fjalë edhe për interesin e Ministrisë së Kulturës për intensifikimin e bashkëpunimeve konkrete dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta që do të realizoheshin ndërmjet sektorit institucional dhe civil në disa fusha të kulturës.

Image may contain: 2 people
Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here