8.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës Hysni Ismaili nga Rijeka / Zhvillim i kontekstit rajonal...

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili nga Rijeka / Zhvillim i kontekstit rajonal kulturor me mobilitet të artistëve dhe projekteve koproduktive

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili në fjalimin e takimit të Këshillit të ministrave të kulturës nga Evropa Juglindore që u mbajt në Rijeka e theksoi rëndësinë e politikave dhe instrumenteve të partnerëve të platformës rajonale për mbajtje të dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimit në frymën e respektit të ndërsjelltë të dallimeve dhe tolerancës, me qëllim të ndërtimit të shoqërive bashkëkohore, demokratike dhe stabile.

Siç informojnë nga Ministria e Kulturës, Ismaili ka theksuar se që të realizohen prioritetet e platformës rajonale, Ministria duhet të mundësojë pjesëmarrje aktive të të gjitha subjekteve në kulturë në realizimin e politikave tona.

Në takim është miratuar dhe nënshkruar deklarata në të cilën janë identifikuar sfidat aktuale të sektorit të kulturës dhe udhëzimet për bashkëpunimin e ardhshëm.

Në fjalimin e tij, ministri Ismaili i dëshiroi sukses Qeverisë së Kroacisë për agjendën e paraparë në kuadër të kryesimit të saj me Këshillin e BE-së dhe shprehi falënderim për mbështetjen nga Kroacia për vendin tonë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor për inkuadrim në BE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments