4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeMINISTRI I KULTURËS HYSNI ISMAILI NË VIZITË PUNE NË MUZEUN E...

MINISTRI I KULTURËS HYSNI ISMAILI NË VIZITË PUNE NË MUZEUN E MAQEDONISË SË VERIUT

Sot, ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, ishte në vizitë pune në Muzeun e Maqedonisë së Veriut. Në takim me drejtorin e Muzeut, Gordan Nikollov, ministri Ismaili u njoftua me aktivitetet aktuale të këtij institucioni kombëtar, si dhe me projektet që janë duke u punuar dhe të cilat do të pasojnë në të ardhmen e afërt. Drejtori Nikollov e informoi ministrin për gjendjen e ndërtesës së IN Muzeu i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për mënyrën se si po bëhen përgatitjet për ngjarjet madhore që do të pasojnë, siç janë: Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore, Ekspozita për 75 vjet KAÇKM, Ekspozita “Afrika në Maqedoni”.

Ministri Ismaili u njoftua edhe me aktivitetet e tjera konservatore, shkencore dhe kërkimore që kanë të bëjnë me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në etnologji dhe në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku ekspertët e Muzeut punojnë në planin afatgjatë dhe në disa faza.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments