Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar Kulturor të Shën Petersburgut

0
46

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, po qëndron për vizitë pune në Federatën Ruse, ku po merr pjesë në Forumin e 8-të Ndërkombëtar Kulturor, i cili po mbahet në Shën Petersburg nga 14 deri më 16 nëntor informon Tetova sot.

Forumi Kulturor i Shën Peterburgut është një eveniment kulturor global, ku marrin pjesë mijëra ekspertë nga të gjitha fushat e kulturës nga e gjithë bota, të cilët sivjet do të diskutojnë me temë “Kodet kulturore në botën e globalizmit”.

Organizatorë janë Qeveria e Federatës Ruse, Ministria e Kulturës e Federatës Ruse dhe Qeveria e Shën Peterburgut.

Forumi zhvillohet në ndërtesën kryesore administrative të Muzeut Shtetëror Ermitazh dhe në disa vende kulturore në qytet dhe është i ndarë në tri programe të punës, programi i festivalit dhe programi për zbatimin e projekteve dhe nënshkrimin e marrëveshjeve në fushën e kulturës.

Në kuadër të Forumit, si pjesë e programit special, mysafir është Fondacioni Ndërkombëtar “Forumi i Kulturave Sllave” për të shënuar 15-vjetorin e themelimit të tij. Pastaj Republika e Turqisë, e cila vitin 2019 e shënon si vit të kulturës dhe turizmit të Federatës Ruse dhe Turqisë. Shtet – mysafir nderi i Forumit sivjet është Republika Popullore e Kinës, për nder të 70-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Federatës Ruse dhe Republikës Popullore të Kinës.

Forumi Ndërkombëtar Kulturor mbahet që nga viti 2012 me 70 pjesëmarrës dhe 300 vizitorë, që në vitin 2018 të arrihet numri prej 35,000 pjesëmarrësve, 50 delegacioneve të huaja dhe 415 evenimenteve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here