2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës Hysni Ismaili e hapi Seminarin e 13-të Ndërkombëtar...

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili e hapi Seminarin e 13-të Ndërkombëtar të Albanologjisë në Tetovë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot mbajti fjalim në hapjen e Seminarit të 13-të Ndërkombëtar të Albanologjisë në Universitetin e Tetovës. Duke i përshëndetur, siç tha, penat më të mprehta të shkencave albanologjike në rajon, ministri Ismaili foli edhe për rëndësinë e albanologjisë për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për ata që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Kur them se ky seminar nuk është i rëndësishëm vetëm për albanologjinë dhe vetëm për Universitetin e Tetovës, kam në mendje faktin se për shqiptarët në Maqedoni zhvillimi i albanologjisë nuk është vetëm çështje shkencore, por është edhe çështje identitare e kulturore. Një komb që ka universitet publik dhe që arrin të krijojë një ngjarje tradicionale shkencore të këtyre përmasave, dëshmon për seriozitetin e tij dhe për praninë e tij serioze në këtë hapësirë gjeografike, por edhe në hapësirën akademike. Në këtë mënyrë Tetova jonë dhe universiteti jonë dëshmon se ashtu si në Prishtinë e Tiranë, albanologjia njësoj zhvillohet edhe te shqiptarët e Maqedonisë”, theksoi ministri Ismaili, duke i dëshiruar seminarit punë të mbarë.

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor
Image may contain: 2 people, people standing
Image may contain: 3 people, people smiling
Image may contain: 2 people
Image may contain: 2 people, people sitting and indoor
Image may contain: 6 people, people standing
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments