15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaEkonomiMinistri i Finansave Fatmir Besimi: Shkalla e rritjes prej rreth 5 për...

Ministri i Finansave Fatmir Besimi: Shkalla e rritjes prej rreth 5 për qind mund të arrihet përmes katër shtyllave të politikave zhvillimore

Dyfishimi i rritjes, nga norma mesatare prej 2-2,5 për qind në 10 vitet e fundit në normën mesatare prej 4-5 për qind në periudhën e ardhshme mund të arrihet përmes zbatimit të katër shtyllave të politikave- rimëkëmbja nga kriza kovid, politika për të përshpejtuar rritjen, politikat për të rritur aftësinë konkurruese të ekonomisë dhe politikat për investime në kapitalin njerëzor. Këtë e theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi në një paraqitje të ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat-M.

“Insistuam që për herë të parë ky buxhet të ketë një parashikim pesë-vjeçar, sepse kur flasim për politika, për ndryshime strukturore dhe kur flasim për atë që është thelbësore për ngritjen e standardit të jetesës së qytetarëve, pa dyshim që është i nevojshëm një parashikim prej disa vitesh. Buxheti për vitin 2021 në faqet e para i ka prioritetet e buxheti, por gjithashtu një kornizë pesë-vjeçare. Këto janë: konsolidimi fiskal për pesë vjet, pastaj strategjia për rimëkëmbjen ekonomike, por edhe përshpejtimi i rritjes ekonomike, si dhe plani i investimeve publike nga 2021-2025.Të gjitha këto duhet të japin tregimin dhe argumentet dhe trajektoren se si do ta realizojmë këtë përshpejtim të zhvillimit ekonomik, nëse në 10 vitet e fundit kemi pasur 2.5 për qind rritje mesatare vjetore, për të arritur në 4-5 për qind të rritjes mesatare në periudhën vijuese”, tha Besimi.

Sipas tij, politikat që do të dërgojnë deri këtu mund të kategorizohen në katër shtylla.

“E para është të menaxhohet efekti Kovid: aspekti shëndetësor, mbrojtja e ekonomisë dhe ruajtja e vendeve të punës. Kategoria e dytë, si shtylla e dytë është përshpejtimi i zhvillimit ekonomik i cili i referohet të gjitha investimeve në infrastrukturë, digjitalizimit, luftës me ekonomin gri dhe të gjitha aspekteve të tjera të përfshira këtu. Kategoria e tretë është rritja e aftësisë konkurruese të ekonomisë. Kjo nënkuptohen të gjitha politikat që mbështesin investimet, inovacione të ndryshme, rritjen e konkurrencës dhe orientimin eksportues të kompanive, por edhe rritjen e investimeve që do të thotë përfitim të tregjeve të reja dhe do të sjellin teknologji të reja. Shtylla e katërt është investimi në kapital njerëzor që do të thotë arsim cilësor i cili do të jetë në përputhshmëri me kërkesën e tregut dhe shëndetësinë e qëndrueshme”, tha ministri Besimi. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments