10 C
Tetovo
E martë, 19 Mars, 2024
BallinaLajmeMinistrat e Kulturës Hysni Ismaili dhe Shugang e hapën Forumin për Bashkëpunim...

Ministrat e Kulturës Hysni Ismaili dhe Shugang e hapën Forumin për Bashkëpunim Kulturor të Iniciativës “17 + 1”

Ministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili, dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit i Republikës Popullore të Kinës, Luo Shugang, i cili e udhëheq delegacionin kinez në Forumin e 4-t Ministror për Bashkëpunim Kulturor ndërmjet Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, organizator i të cilit është vendi ynë, sot e vizituan qytetin e Ohrit dhe të Strugës.

Në Ohër, delegacioni i lartë u mirëprit nga kryetari i Komunës, Konstantin Georgieski. Në kuadër të vizitës së tyre në Ohër, delegacioni nga Republika Popullore e Kinës i vizitoi: “Galerinë e Ikonave”, Kishën “Shën Mëria Perivlepta”, lokalitetin arkeologjik “Pllaoshnik” dhe Kishën “Shën Sofja”, ku pati mundësinë të njihet me trashëgiminë e pasur kulturore të këtij qyteti. Gjatë vizitës, delegacioni shëtiti edhe nëpër Çarshinë e Vjetër të Ohrit, e vizitoi edhe punëtorinë që bën përpunimin e letrës me dorë.

Forumi i Katërt Ministror për Bashkëpunim Kulturor ndërmjet Kinës dhe vendeve të EQL-së, në të cilin do të marrin pjesë delegacionet e vendeve pjesëmarrëse në Procesin “17 + 1”, fillon zyrtarisht të hënën (25.11.2019) në orën 10:00 në hotelin “Meriot” në Shkup.

Në kuadër të Forumit do të mbahet panel-diskutimi, në të cilën përveç ministrave të Maqedonisë së Veriut dhe të RP të Kinës do të mbajnë fjalime edhe ministrat, zëvendësministrat dhe anëtarët e tjerë të delegacioneve nga të gjitha vendet në Proces, pas së cilës duhet të miratohet Deklarata e Shkupit për bashkëpunim për dy vitet e ardhshme.

Image may contain: 1 person, standing and outdoor
Image may contain: 2 people, people smiling, people standing
Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and outdoor
Image may contain: 1 person, smiling, sitting and outdoor
Image may contain: 2 people, people standing and outdoor
Image may contain: 5 people, people standing and suit
Image may contain: 7 people, people standing
Image may contain: 7 people, people standing
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments