11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeMickoski-VMRO-DPMNE: Në tryezë edhe zgjedhjet e parakohshme

Mickoski-VMRO-DPMNE: Në tryezë edhe zgjedhjet e parakohshme

Prokuroria Speciale, reformat si dhe presidencialet pritet të jenë në fokus të takimit të nesërm Zaev-Mickoski. Mickoski tha se në takim do të bisedohet për gjithçka që është aktuale përfshi këtu edhe për kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Do të bisedojmë edhe për ligjet reformatore, do të bisedojmë edhe për ardhmërinë PSP-në, do të bisedojmë për përndjekjen politike, do të bisedojmë për të gjithë atë që është aktuale dhe që është e rëndësisë thelbësore për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, për të cilat unë personalisht mendoj se është e gabueshme ashtu siç e bën Zoran Zaev dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Shumë herë në të kaluarën kemi kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, për fat të keq, duke e pasur parasysh disponimin e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe të gjitha ato politika të gabuara që i bën Qeveria e Republikës së Maqedonisë, partia në pushtet nuk guxoi ta pranojë atë kërkesë. U tremb, vazhdoj të kalkulojë, dridhej para opinionit, gjenin disa përgjigje të zbrazëta. Por esenca është e qartë, VMRO-DPMNE kërkoi, opozita kërkoi, Qeveria iku nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Do ta hapim edhe këtë çështje dhe do të shohim çka do të dalë”-theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

ALSAT

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments