15.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeMësuesit të pakënaqur me 10 përqindëshin, kurse SAShK-u e quajti “imtësi” diskutimin...

Mësuesit të pakënaqur me 10 përqindëshin, kurse SAShK-u e quajti “imtësi” diskutimin për përqindjen e rritjes

linku https://portalb.mk/640803-mesuesit-te-pakenaqur-me-10-perqindeshin-kurse-sashk-u-e-quajti-imtesi-diskutimin-per-perqindjen-e-rritjes/

Derisa arsimtarët dhe sindikalistët shprehen të pakënaqur me ofertën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), për rritje të pagave në arsim për 10 për qind në muajin prill të 2020-s, Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SAShK) u shpreh e kënaqur për rritjen e njëjtë, por nga muaji janar i 2020-s, ndërkaq e vlerësoi si “imtësi” diskutimin e mëtejmë për lartësinë e përqindjes së rritjes, transmeton Portalb.mk.

“Jo aq”, “Do të jemi të kënaqur kur të gjithë të jemi të një mendimi”, “Unë personalisht nuk jam i kënaqur”, “Të organizohemi dhe të bëjmë ultimatum ndaj Minstrisë”, “Nëse SAShK-u pranon ofertën, unë personalisht nuk do të jem më anëtar i saj”. Këto janë disa nga reagimet e mësimdhënësve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pasi MASh-i e bëri publike ofertën për rritje të pagave në arsim për 10 për qind nga prilli i 2020-s, e kurse SAShK-u kishte kërkuar 25 për qind.

“Nëse SASHK-u pranon këtë ofertë unë personalisht nuk do jem më anëtar i saj. Kështu deri sa na nënçmojnë secila qeveri që vjen do të nënçmohemi edhe më shumë në të ardhmen, si nga shteti ashtu edhe nga një pjesë e shoqërisë”, tha Z.M.
“Kryesia e SAShK-ut nuk duhet pranohen, sepse oferta është nënçmuese, dhe se kërkesat janë reale në bazë të standardit jetësor”, komentoi Z.Z.

Në takimin që u realizua sot nga Këshilli i SAShK-ut, ku i pranishëm ishte edhe ministri Arbër Ademi, kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedelkov deklaroi se e pranueshme është zhvendosja e rritjes prej 10 për qind për muajin janar të 2020-s, ndërkaq tha se, “a është 10, 12 apo 25 për qind, kjo është çështje diskutabile, sepse për një imtësi të vogël, sepse për neve ajo është imtësi”.

“Nëse është fakt se, mësimdhënësit nuk janë të kënaqur me rritjen prej 1 prilli, nëse qetësia e tyre do të blihej, kushtimisht të them, nga 1 janari, atëherë mendoj se, duhet truri të funksionojë, dhe të vendoset në kandar se, çfarë humbet dhe çfarë fitohet. Mendoj se, është çështje që duhet të diskutohet pasi ta plasojmë informacionin se, do të jetë nga 1 janari. Se a është 10, 12 apo 25 për qind, kjo është çështje diskutabile, sepse për ne ajo është imtësi. Prandaj zhvendosja për disa muaj, mendoj se, do ta lehtësojë edhe Qeverinë edhe anëtarët tanë”, tha Nedelkov.

Nga ana tjetër, ministri Ademi e vlerësoi historike rritjen prej 10 për qind.

“Sigurisht se, duhet të punohet më shumë që të përmirësohet statusi në veprimtarinë arsimore, por është fakt se kjo është rritje historike e pagave”, tha Ademi.

SASHK nga viti i kaluar shkollor 2018/19, përmes komunikatave dhe protestave ka kërkuar rritje të pagave. Në vazhdën e aktiviteteve, SASHK më 2 shtator, në ditën e parë të vitit shkollor 2019/20 mbajti greve paralajmëruese, duke vazhduar të kërkojnë rritje të pagave për 25%.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments