19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMe BDl mësuesit do të jenë krenarë, 600 euro rroga

Me BDl mësuesit do të jenë krenarë, 600 euro rroga

Fokusi i BDI-së në këto zgjedhje është i orientuar në shumë sfera , por më thelbësorë janë tre cështje që kanë të bëjnë me kryeministrin e parë shqiptarë , e dyta është vetingu dhe e treta është rritja e pagave sidomos për dy sektorë të rëndësishëm sic është arsimi dhe mjekësia ku nga kjo e fundit do të përfitonin edhe infermierët.

Me rritjen e pagave sidomos për mësuesit BDI po u kthen atyre dinjitetin e fashitur dhe i bën krenarë për të vazhduar në misionin e shenjtë të tyre .
Një lajm i madh gjithësesi ka të bëjë me shtresën më të rëndësishme të shoqërisë-mësuesit por edhe infermierët .BDI ka premtuar një pagë minimale prej 600 eurosh për çdo infermier, mësues dhe arsimtar.

Premtimi i Zoran Zaevit për rritjen e pagave doli të jetë një mashtrim elektoral që para tre vitesh ndërsa ata në të njëjtën mënyrë sërish po luajnë në të njëjtën kartë kur Lideri Zaev më parë dhe më pastaj Muhamed Zeqiri të pakoordinuar me njëri tjetrin përmendnin shifra të ndryshme rreth pagave .

Të përkujtojmë se po të mos ishte BDI sot administrata përfshirë edhe mësuesit do të kishin një pagë në krizën më të madhe nga Kovid nga 14.500 denarë atë që e dëshironte me cdo kusht Zoran Zaev, por hasi në rezistencë të jashtëzakonshme nga partneri në qeveri duke mos lejuar një gjë të tillë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments