20.3 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeMasat ekonomike, VMRO DPMNE: Qeveria anashkaloi marsin; ASh: Qytetet shqiptare marrin më...

Masat ekonomike, VMRO DPMNE: Qeveria anashkaloi marsin; ASh: Qytetet shqiptare marrin më pak para; Carovska: Me krizën, po përballemi me sukses

VMRO DPMNE sërish akuzon Qeverinë për keqmenaxhim të situatës me epideminë dhe pasojat ekonomike. Sipas opozitës qeveria nuk ka marrë në kohë masat e duhura dhe për pasojë ka 112 të vedkur dhe zbrazëtirë buxhetore prej 200 milionë euro, për vetëm katër muaj.

“Masat ekonomike që Qeveria I ndërmorri janë të vonuara dhe nuk e përfshijnë muajin mars, muaj në të cilin filloi kriza dhe në të cilin u mbyllën një pjesë e madhe e bizneseve dhe për pasojë një numër i madh i punëtorëve mbetën pa punë. Qeveria anashkaloi një muaj të plotë ndihmë për qytetarët dhe ekonominë”, u shpreh Anastasija Ilievska nga VMRO DPMNE.

Edhe ASH akuzoi qeverinë, për moral të dyfishtë në përkrahje. Sipas tyre ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Strugë kanë marrë 12 herë më pak para se ndërmarrjet në Ohër nga masat Covid1.

“Kështu, për ndërmarrjet e goditura nga kriza nga qyteti i Strugës janë paguar mjete në vlerë prej 24,878 euro ndërsa për ata të Ohrit 298,212 euro, që është për 12 herë më shumë se shuma e mjeteve financiare të paguara për ndërmarrjet e qytetit të Strugës”, theksoi Ilire Dauti, kryetare e Departamentit Ekonomik në ASh.

Qeveria nga ana tjetër konsideron se është përballur me sukses krizën socioekonomike. Konsideron se masat që janë marrë kanë përkrahur kompanitë për të penguar pushimin e punëtorëve nga puna dhe kanë ndihmuar qytetarët e kategorive më të goditura që të mos e thellojnë varfërinë.

“Si qeveri dëshmuam seriozitet dhe përkushtim edhe për përballjen me krizën shëndetësore por edhe me krizën socioekonomike. Kjo Qeveri, në këtë periudhe, për të shënuar këto rezultate, bëri hapa të mëdha dhe realizoi detyra të mëdha. Por që të mund të vazhdojmë me tempon e njëjtën në periudhën që vjen duhet të dijmë se duhet qeveri me mandat politik”, u shpreh zëv/kryeministrja për çështje ekonomike Milla Carovska.

Pak ditë më parë Qeveria prezantoi edhe pakon e tretë të masave për përkrahje të drejtëpërdrejtë të ekonomisë, për modernizim dhe zhvillim, në vlerë 50 milionë euro, e që do të realizohet përmes Ministrisë së Ekonomisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments