11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeMarsh i punonjësve seksualë në Shkup për të drejta më të mëdha

Marsh i punonjësve seksualë në Shkup për të drejta më të mëdha

 Punonjësit seksualë tradicionalisht kanë marshuar për të 12-ën herë sot në Shkup për të drejta më të mëdha, trajtim të barabartë para ligjit dhe respektimin e të së drejtës së tyre për zgjedhje të lirë.

Marshi i ombrellave të kuqe filloi prej para shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës në rrugën Maqedonia, kaloi përmes sheshit dhe Urës së Gurit dhe përfundoi përpara ndërtesës së Ibni Pajko. Ata kërkojnë ndryshime në rregullativat ligjore, të cilat i kriminalizojnë punonjësit seksualë.

Pas 12 vjetësh, stigma, diskriminimi dhe dhuna ndaj punonjësve seksualë ekziston akoma, ndërsa, siç propozuan pjesëmarrësit e marshit, institucionet dhe opinioni i ekspertëve vazhdojnë të jenë të shurdhër dhe të verbër ndaj kërkesave të tyre.

“Pse duhet të punojmë me frikë se do të keqtrajtohemi, abuzohemi dhe injorohemi nga shoqëria. Pse na kërkoni, ndërsa nuk na njihni. Ne e kemi zgjedhur punën seksuale si opsionin më të mirë për të fituar për jetesë dhe askush nuk duhet të na e marrë të drejtën tonë për jetë të lirë”, theksoi njëra nga pjesëmarrëset e Marshit të ombrellave të kuqe.

Theksojnë se në analizat e organizatave të qytetarëve, në vitin 2018 janë dokumentuar 100 raste të dhunës ndaj punonjësve seksualë, ndërsa në vitin 2019 numri është më i vogël, por kjo nuk vjen nga ndryshimet pozitive, por nga dekurajimi dhe mosbesimi në institucionet.

“Një pjesë e madhe e tyre, gjegjësisht 34 raste janë në shtëpinë e punonjësve seksualë. Kjo do të thotë se punonjësit seksualë nuk janë të sigurt as edhe në shtëpitë e tyre profesionale. Janë dokumentuar 26 lëndime të transfemrave punonjëse seksuale, të cilat gjithashtu përballen me dhunë të motivuar nga urrejtja për shkak të identitetit gjinor”, deklaroi njëra nga pjesëmarrëset e marshit.

Marshi është në organizim të iniciativës së qytetarëve për mbrojtje, promovim dhe avancim i të drejtave të punonjësve seksualë STAR-STAR, në kuadër të fushatës për shënimin e 17 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtarë për NDAL dhunës ndaj punonjësve seksualë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments