8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeLëvizja Besa fillon fushatën, prezanton videospotin e parë (VIDEO), A.Hoxha / ...

Lëvizja Besa fillon fushatën, prezanton videospotin e parë (VIDEO), A.Hoxha / Besa është e gatshme të shkojë vet në zgjedhjet e 12 prillit

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arijanit Hoxha në intervistë për ‘Fokus’ thotë se ata zgjedhjet i shohin si mundësi për ndryshime. Sipas tij, Lëvizja Besa është e gatshme për zgjedhjet e ardhshme për shkak se si parti kanë edhe kuadro por edhe ide dhe vizione.

“Lëvizja Besa është e gatshme të shkojë vet në zgjedhjet e ardhshme. Kemi kuadro, ide dhe vizion për atë për atë se çfarë
duam të arrijmë, por ekziston edhe opsioni i një koalicioni parazgjedhor me partitë opozitare, por edhe me intelektualë dhe
profesionistë që janë ngopur me mënyrë se si BDI i përfaqëson shqiptarët”, thotë Hoxha.

Ai shton se Lëvizja Besa nuk ka partner të dëshiruar, e rëndësishme është që të pranohet programi i partisë së tij. Hoxha në
intervistë thotë se në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë hapjen e temave ku shqiptarët kanë marrë të drejta

#Barazi

#Barazi#Ekonomi#Stabilitet#Ardhmëri#KohaPërVeprim #KohaPërNdryshim #meBESË

Geplaatst door Lëvizja BESA op Maandag 13 januari 2020

Në faqen zyrtare të Lëvizjes BESA sot është postuar një video material në të cilën disa nga udhëheqësia e kësaj partie, bashkë me kreun e saj, Bilall Kasami kanë nisur fushatën për platformën e tyre që e kanë quajtur BESA, që përbëhet nga 4 shtylla: Barazi, Ekonomi, Stabilitet dhe Ardhmëri.

Në video materialin e sotëm, ata prezantuan pikën e parë të kësaj platforme, Barazinë. Sipas Kasamit, BESA është forca e cila do të sjellë barazi në këtë vend

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments