6.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeKuvendi në ikje, dhjetëra shkelje nga Talat Xhaferi

Kuvendi në ikje, dhjetëra shkelje nga Talat Xhaferi

Pas vendimit për shpërndarjen e Kuvendit, Talat Xhaferi ka dekretuar 12 prillin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Përbërja e deritanishme parlamentare do të mbahen mend për shkelje të shumta, të cilat nuk munguan as në seancat e fundit. Ligji për këshillin e prokurorëve u miratua pa Badenter, ndërsa polemika e tensione shkaktoi edhe anulimi i votimit të ligjit për prokurorinë. Gjatë mandatit të Xhaferit si kryetari i Parlamentit mbahen mend dhjetëra shkelje të tjera procedurale si mos thirrja e 5 interpelancave për ministra të Qeverisë Zaev, mos procedimi i kërkesës për shqyrtimin e punës së PSP-së, keqpërdorimi i yllit evropian, koordinimi pa përfshirjen e të gjitha grupeve parlamentare, e shkelje tjera. Xhaferi pranoi se ka bërë gabime të cilat siç tha nuk nënkuptojnë edhe fundin e botës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments